Berisha i përdori videon, reagon baristi i famshëm: Morët në dorë një lëvizje dhe e…

Berisha i përdori videon, reagon baristi i famshëm: Morët në dorë një lëvizje dhe e…

Pikat kryesore

  • Baristi i famshëm shqiptar, (videot e të cilit kanë miliona shikime në rrjet), Dritan Alsela, i cili jeton dhe punon në Itali, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të kreut të PD, Sali Berisha.
  • Ky i fundit, përdori një video të Alselës për të goditur kryeministrin Edi Rama.
  • Përdorimi i kësaj videoje pa informimin dhe pa pëlqimin tim është një shkelje e qartë e të drejtës së autorit, një koncept që ju, i formuar me mentalitetin “unë jam mbi gjithçka”, as nuk e njihni dhe as nuk e pranoni.

Baristi i famshëm shqiptar, (videot e të cilit kanë miliona shikime në rrjet), Dritan Alsela, i cili jeton dhe punon në Itali, ka reaguar ashpër ndaj një postimi të kreut të PD, Sali Berisha. Ky i fundit, përdori një video të Alselës për të goditur kryeministrin Edi Rama. Pas kësaj, nëpërmjet një shënimi në faqen e tij FB, baristi i njohur iu përvesh Berishës, duke e cilësuar atë si shkakun pse ai vetë dhe mijëra shqiptarë të tjerë emigruan në vitet ’90, duke u detyruar të braktisin vendin. Përdorimi i kësaj videoje pa informimin dhe pa pëlqimin tim është një shkelje e qartë e të drejtës së autorit, një koncept që ju, i formuar me mentalitetin “unë jam mbi gjithçka”, as nuk e njihni dhe as nuk e pranoni. Unë kam mundësinë që këtë video ta fshij brenda pak minutash, por nuk ia vlen të merrem me dikë që koha vetë e ka vendosur aty ku është sot. Unë jam Dritan Alsela. Unë e kam përjetuar vetë, jo nga larg, por nga brenda: ishte politika juaj, ishte drejtimi juaj, ishte stili juaj. Ju morët në dorë një lëvizje që nuk ishte e juaja, një lëvizje që mbante shpresën e një Shqipërie europiane, dhe e shkatërruat. Ju i detyruat njerëz si unë të mos e shohin më të ardhmen në vendin e tyre dhe të largohen. Ajo që erdhi më pas, dhe ajo që vazhdon edhe sot, është pasojë direkte e asaj kohe. Për mua nuk ka pasur kurrë ndryshim thelbësor mes partive në Shqipëri; emra të ndryshëm, por të njëjtat rrënjë: njëra anë përfaqësonte të vjetrën komuniste, tjetra strukturat e fshehta që e mbajtën atë gjallë. Këto struktura të errëta nuk janë zhdukur kurrë, ato vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Demokraci e vërtetë nuk ka pasur kurrë. Dhe ajo që ndodh sot nuk është rastësi. Ajo që bën Edi Rama sot është thjesht vazhdimi i asaj që ju keni nisur. Ai po e çon deri në fund një sistem që e mban Shqipërinë peng, një vend që nuk i shërben vetes, por strukturave të vjetra të pushtetit. Ky është realiteti, dhe ky është edhe rezultati i asaj që ju keni ndërtuar.

Lini një Përgjigje