Rama në Barcelonë/ Kryeministri: Marrëdhëniet me Spanjën janë më të mirat ndonjëherë

Rama në Barcelonë/ Kryeministri: Marrëdhëniet me Spanjën janë më të mirat ndonjëherë

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e Katërt për Mbrojtjen e Demokracisë, me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez.
  • Rama ndodhet prej dy ditësh në Barcelonë, ndërsa vizitën e nisi me një takim me Dhomën e Tregtisë së Katalonjës.
  • Ai shkroi se perceptimi për Shqipërinë nga Spanja ka ndryshuar ndjeshëm në pak vite, nga një njollë e errët në destinacion të preferuar turistik.

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Samitin e Katërt për Mbrojtjen e Demokracisë, me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez. Rama ndodhet prej dy ditësh në Barcelonë, ndërsa vizitën e nisi me një takim me Dhomën e Tregtisë së Katalonjës. Ai shkroi se perceptimi për Shqipërinë nga Spanja ka ndryshuar ndjeshëm në pak vite, nga një njollë e errët në destinacion të preferuar turistik. “Barcelonë, ku u pritëm me nderim të veçantë nga Dhoma e Tregtisë së Katalonjës, e ku u ndjemë krenarë për respektin dhe interesimin për Shqipërinë, emri i së cilës kur vije në Spanjë deri jo shumë vite më parë ishte sinonim i një njolle të errët në hartën e Europës, ndërsa sot është emri i një prej destinacioneve të preferuara turistike të rinisë spanjolle, ndërkohë që marrëdhëniet shtetërore me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”, shprehet Rama. Vizita në Spanjë e kryeministrit Edi Rama vjen pas asaj në Itali në takimin me kryeministren Giorgia Meloni. Në kuadër të Samitit, Rama do të zhvillojë takime bilaterale me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO-FOTO/ Samiti i demokracisë në Barcelonë, kryeministri Rama takohet me Sanchez Pallati 12-katësh në Tiranë u shkrumbua nga zjarri, Rama: Bonus qiraje për banorët e prekur deri kur të rikthehen në banesë VIDEO/ Rama në Barcelonë, merr pjesë në Samitin “In Defence of Democracy”

Lini një Përgjigje