Pikat kryesore
- Është ende shpejt për të nxjerrë përfundime, por është e qartë se futbolli italian mund të jetë në prag të një tjetër “tërmeti”, si ai që zbriti Juventusin në Serinë B në 2006.
- Kanë kaluar fiks 20 vjet që nga ai skandal, dhe në qendër të akuzave është shefi I arbitrave të Serisë A, Xhanluka Roki, që dyshohet se ka ndikuar në vendimet e tyre gjatë disa ndeshjeve.
- Akuza për të, siç informon “La Gazeta delo Sport”, është pjesëmarrje në mashtrim sportive.
A thua mund të kemi një tjetër “kalçopoli”? Është ende shpejt për të nxjerrë përfundime, por është e qartë se futbolli italian mund të jetë në prag të një tjetër “tërmeti”, si ai që zbriti Juventusin në Serinë B në 2006. Kanë kaluar fiks 20 vjet që nga ai skandal, dhe në qendër të akuzave është shefi I arbitrave të Serisë A, Xhanluka Roki, që dyshohet se ka ndikuar në vendimet e tyre gjatë disa ndeshjeve. Akuza për të, siç informon “La Gazeta delo Sport”, është pjesëmarrje në mashtrim sportive. Në sfidën e Serisë A, Udineze-Parma në mars 2025, në qendër të skandalit është sjellja e VAR-it në rastin e penalltisë për vendasit. Një video e sallës së VAR-it në momentin e shqyrtimit të pamjeve filmike për penalltinë, tregon njërin prej arbitrave të teknologjisë, Paternën, që kthen kokën dhe pyet dikë nëse është apo jo penallti. Pak më vonë, gjyqtari kryesor Mareska u thirr për të parë pamjet filmike, dhe dha 11-metërshin. Ishte ndihmësi I Mareskës, Domeniko Roka, që I dërgoi një letër institucionit duke shkruajtur se ishte dizenjatori I arbitrave, Xhanluka Roki, që u ngrit në këmbë dhe goditi disa herë xhamin e sallës së VAR-it, duke kërkuar vëmendjen e tyre, dhe më pas ata thirrën arbitrin për t’u këshilluar me teknologjinë. Nën lupë duket se është edhe ndeshja Inter-Verona në janar 2024, kur arbitri nuk u thirr për t’u këshilluar me VAR-in për goditjen me bërryl të Bastonit ndaj Dudës. Gabimi ishte I qartë, por e vërteta është që të tillë ndodhin shpesh, ndërsa në fund Veronës iu dha një penallti pikërisht me ndihmën e VAR-it, të cilën nuk arriti ta shënonte. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, flitet se mund të hetohet edhe për ndeshje të tjera. Gjithsesi, Roki ka deklaruar se nuk ka lidhje me veprimet nga VAR-i në rastin e ndeshjes Udineze-Parma, si dhe për asnjë sfidë tjetër të Serisë A. Gjithsesi, hetimet kanë nisur dhe pritet të shihet se çfarë do të dalë prej tyre. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Italia, botërori nga…divani/ Asnjë shans që të kaltërit të zëvendësojnë Iranin Italia mund të riaktivizojë termocentralet me qymyr nëse çmimet e gazit rriten Tragjike në Itali/ Shqiptari vret ish-gruan dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje