Pikat kryesore
- Sipas gjykatës, bëhet fjalë për të njëjtën kërkesë për të cilën është marrë më parë një vendim.
- Trupa gjykuese rrëzoi gjithashtu kërkesën për daljen nga ndarja me xham, si dhe kërkesën që seancat gjyqësore të zhvillohen një herë në dy javë.
- Ndërkohë, gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Ajola Xoxës për shtyrjen e seancës, me qëllim njohjen me aktet e çështjes.
Gjykata e Posaçme, pasi u tërhoq në dhomën e këshillimit, vendosi të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për transmetimin live të seancës, duke argumentuar se për këtë çështje është shprehur më herët me vendim. Po ashtu, u rrëzua edhe kërkesa lidhur me provat digjitale. Sipas gjykatës, bëhet fjalë për të njëjtën kërkesë për të cilën është marrë më parë një vendim. Trupa gjykuese rrëzoi gjithashtu kërkesën për daljen nga ndarja me xham, si dhe kërkesën që seancat gjyqësore të zhvillohen një herë në dy javë. Ndërkohë, gjykata pranoi kërkesën e avokatit të Ajola Xoxës për shtyrjen e seancës, me qëllim njohjen me aktet e çështjes. Me vendimin e sotëm, u vendos edhe pezullimi i afateve të paraburgimit për Erion Veliajn./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Veliaj pezullohet afati i paraburgimit/ GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve GJKKO i kthen SPAK dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi Dosja Veliaj, SPAK jep pretencën për të pandehurit me gjykim të shkurtuar