Pikat kryesore
- Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është caktuar jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
- Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë për benzinën është përcaktuar jo më shumë se 168 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër.
- Bordi thekson se çmimet e miratuara janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë operatorët e tregut të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës.
Bordi i Transparencës, në mbledhjen e tij të datës 16 qershor 2026, ka vendosur çmimet e reja të shitjes me pakicë dhe shumicë për nënproduktet e naftës, të cilat hyjnë në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimin e radhës. Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën është caktuar jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër. Po ashtu, çmimi i shitjes me pakicë për benzinën është përcaktuar jo më shumë se 168 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 156 lekë/litër. Bordi thekson se çmimet e miratuara janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë operatorët e tregut të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës. Në rast të shkeljes së këtij vendimi, do të merren masa administrative, përfshirë edhe pezullimin e aktivitetit të operatorëve përkatës. Gjithashtu, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, mbeten të angazhuara për të mbrojtur interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe për të garantuar respektimin e parimeve të konkurrencës së ndershme në treg. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bordi i Transparencës përcakton çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, sa do të shitet nafta Ulet çmimi i karburanteve/ Nafta dhe benzina do të shiten 3 lekë më pak