Pikat kryesore
- Një shifër ekstreme që ngre pyetje të mëdha mbi aksesueshmërinë e eventit sportiv më të ndjekur në botë.
- FIFA nuk i vendos drejtpërdrejt çmimet në tregun sekondar, por administron platformën zyrtare të rishitjes, duke përfituar një komision prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi.
- Kjo e bën organizatën pjesë ekonomike të gjithë zinxhirit të transaksioneve.
Një shifër ekstreme që ngre pyetje të mëdha mbi aksesueshmërinë e eventit sportiv më të ndjekur në botë. FIFA nuk i vendos drejtpërdrejt çmimet në tregun sekondar, por administron platformën zyrtare të rishitjes, duke përfituar një komision prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi. Kjo e bën organizatën pjesë ekonomike të gjithë zinxhirit të transaksioneve. Megjithatë, sistemi tregon diferenca të mëdha brenda të njëjtit stadium. Në disa raste, vende në sektorin e tretë variojnë nga 20 mijë euro deri në mbi 118 mijë euro, edhe për distanca shumë të vogla mes ulëseve. FIFA mbron modelin e çmimit variabël, duke e cilësuar atë në përputhje me standardet e industrisë sportive të Amerikës së Veriut. Sipas saj, ky sistem synon të reflektojë vlerën reale të tregut dhe të optimizojë si shitjet, ashtu edhe pjesëmarrjen në stadium.