Pikat kryesore
- Bilanci i aksionit ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rregullave të sigurisë.
- Janë konstatuar dhe sekuestruar sende të ndaluara, mes tyre mjete prerëse të improvizuara, kabuj dhe materiale të tjera të palejuara, si dhe ndërhyrje të paligjshme në sistemin elektrik përmes qarqeve të modifikuara.
- Në një rast është evidentuar edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur menjëherë procedurat ligjore.
Ditën e sotme (18 prill), në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në burgjet shqiptare dhe goditjen e çdo aktiviteti të paligjshëm brenda tyre, një aksion i befasishëm kontrolli është zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Peqin. Bilanci i aksionit ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rregullave të sigurisë. Janë konstatuar dhe sekuestruar sende të ndaluara, mes tyre mjete prerëse të improvizuara, kabuj dhe materiale të tjera të palejuara, si dhe ndërhyrje të paligjshme në sistemin elektrik përmes qarqeve të modifikuara. Në një rast është evidentuar edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike, për të cilën janë ndjekur menjëherë procedurat ligjore. Në kuadër të këtij operacioni, autoritetet kanë ndërmarrë edhe masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë, duke realizuar transferimin e dy të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë për rendin dhe sigurinë brenda institucionit. Operacioni është drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta, duke angazhuar një numër të madh forcash operacionale dhe speciale të Drejtorisë së Policisë së Burgjeve.