Meritojmë të gjithë të jetojmë në një qytet më të pastër

Meritojmë të gjithë të jetojmë në një qytet më të pastër

Pikat kryesore

  • }ka nënkupton se plehrat tona po përfundojnë aty ku nuk duhet.
  • Jemi ndoshta ndër të pakëtit popuj që krenohemi me shtëpinë, jo doemos si pronë, por si vendin ku jetojmë.
  • Mjafton të vizitosh shtëpinë e dikujt dhe në shumicëne rasteve, gjëja e parë që të bie në sy është pastërtia dhe rregulli si zgjatime të ndjenjës së mikpritjes.

Nxehtësia e ajrit na kujton aromën e mbeturinave, kazanët e tejmbushur dhe, nëse rastis të jesh duke shëtitur gjatë mbrëmjes, edhe minjtë, të cilët duket se kanë arritur atë pikë të shëndetit që iu jep vetëbesimin e burrave që sapo kanë kaluar moshën e mesme dhe nuk iu bën më asgjë përshtypje mbi këtë tokë. Një mi që vrapon është i uritur, ndërsa ai që lëviz ngadalë dhe i patrembur, është sigurisht i ngopur dhe nëse popullata e minjve duket se po përjeton një epokë lulëzimi, është trgues se ushqimi për ta është i bollshëm dhe lehtësisht i aksesueshëm. }ka nënkupton se plehrat tona po përfundojnë aty ku nuk duhet. Ka një paradoks në marrëdhënien tonë me pastërtinë. Jemi ndoshta ndër të pakëtit popuj që krenohemi me shtëpinë, jo doemos si pronë, por si vendin ku jetojmë. Mjafton të vizitosh shtëpinë e dikujt dhe në shumicëne rasteve, gjëja e parë që të bie në sy është pastërtia dhe rregulli si zgjatime të ndjenjës së mikpritjes. Por logjika përmbyset sapo del prej saj. Rruga përpara pallatit, shkallët që praktikisht janë pronë e njëzetë apo tridhjetë familjeve që banojnë aty, janë një llojë pike verbërie qytetare. Sa kohë që iu përkasin të gjithëve, nuk janë të askujt dhe për rrjedhojë duhen abuzuar deri në fund. Le ta krahasojmë këtë me një qytet pak më Perëndimor, le të themi diku në veri të Europës. Në momentin që hyn në shtëpinë e dikujt, mund të befasohesh nga pjatat që presin prej orësh në lavaman për t’u larë, apo rrobat që presin të dëshpëruara për t’u palosur mbi karrige. Rruga jashtë shtëpisë? Thuajse sterile për nga pastërtia. Parku aty pranë? Ndoshta mund të hash prej tij. Sensi i përgjegjësisë përmbyset tek dera e shtëpisë, pasi brenda pragut fillon liria e për rrjedhojë edhe kaosi. Bota jashtë atij pragu është e përbashkët, e për rrjedhojë secili është përgjegjës për të.

Lini një Përgjigje