Inter me vrap drejt titullit/ Cagliari mundet 3-0 në “San Siro”, pasi rezistoi një pjesë

Inter me vrap drejt titullit/ Cagliari mundet 3-0 në “San Siro”, pasi rezistoi një pjesë

Pikat kryesore

  • Yjet e ekipit më të mirë të Italisë, Interit, lanë pas një zhgënjim të futbollit të lavdishëm të kaltër, me eliminimin total nga kupat e Europës, duke treguar se jeta vazhdon.
  • Zikaltërit fituan 3-0 ndaj Kaljarit në stadiumin “San Siro”, duke u shkëputur në 12 pikë nga ndjekësja më e afërt, Napoli kampion në fuqi, i cili do ta luajë këtë të shtunë ndeshjen e javës së 33-të.
  • Kur duhen edhe 5 javë deri në përfundim, “skudeto” duket i qepur fort në fanelë.

Tashmë askush nuk mund t’i ndalë. Yjet e ekipit më të mirë të Italisë, Interit, lanë pas një zhgënjim të futbollit të lavdishëm të kaltër, me eliminimin total nga kupat e Europës, duke treguar se jeta vazhdon. Zikaltërit fituan 3-0 ndaj Kaljarit në stadiumin “San Siro”, duke u shkëputur në 12 pikë nga ndjekësja më e afërt, Napoli kampion në fuqi, i cili do ta luajë këtë të shtunë ndeshjen e javës së 33-të. Kur duhen edhe 5 javë deri në përfundim, “skudeto” duket i qepur fort në fanelë. Lombardët e trajnerit Kristian Kivu shpërthyen pas pushimit, pas një pjese të parë anonime. E qartë se diferenca nga rivalët I bëri zikaltërit që ta merrnin lehtë. Në pjesën e dytë shënuan Markus Turam në 52’, Nikolo Barela në 56’ dhe polaku Piotr Zielinski në minutën e dytë shtesë. Epërsia ishte e qartë dhe e padiskutueshme. Vendasit bënë 17 gjuajtje drejt portës kaljaritane, nga të cilët 5 në kuadrat, ndërsa miqtë nuk e gjetën kurrë portën dhe pse provuan 9 herë. Fitore e merituar dhe kryesim i renditjes së Serisë A me 78 pikë ndaj 66 të Napolit, kur në dispozicion janë edhe 15 pikë gjithsej. Interi e tregon klasin më të lartë se rivalët me 78 gola të shënuar, shumë më tepër se cilido kundërshtar, pasi napolitanët kanë vetëm 48 gola, Komo 57 e Juventus 55. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Inter, titulli në “xhep”/ Zikaltërit shkëputen 9 pikë nga Napoli në krye të Serisë A Asllani nuk “bind” Besiktas/ Mesfushori i Kombëtares pritet të rikthehet tek Inter në verë Lautaro afron titullin/ Inter triumfon thellë falë kapitenit, Roma dorëzohet në Milano

Lini një Përgjigje