Pikat kryesore
- Ata që ishin fëmijë kur e panë për herë të parë në parket, sot janë burra.
- Për gati 23 vjet me radhë, fytyra e çdo mbrëmjeje e basketbollit amerikan në çdo ekran televiziv ishte ajo e Lebron Xhejmsit.
- I mbiquajturi “Mbreti i koshit”, do të nisë këtë të shtunë edicionin e 19-të në plej ofin për titull në NBA, e që tani e ka barazuar rekordin.
Ata që ishin fëmijë kur e panë për herë të parë në parket, sot janë burra. Për gati 23 vjet me radhë, fytyra e çdo mbrëmjeje e basketbollit amerikan në çdo ekran televiziv ishte ajo e Lebron Xhejmsit. I mbiquajturi “Mbreti i koshit”, do të nisë këtë të shtunë edicionin e 19-të në plej ofin për titull në NBA, e që tani e ka barazuar rekordin. Po 19 paraqitje kanë Karl Maloun dhe Xhon Stokton, dyshja e madhe e Juta Xhazit, ndërsa janë lënë pas Karim Abdul Xhabar dhe Tim Dankën. Përballë Lebronit do të jetë Hjustoni I udhëhequr nga yjet Kevin Durant dhe Alperen Shengyn, ndërsa ai i ka disa rekorde të plej ofit, të cilët padyshim që do t’i përmirësojë. Xhejms është shënuesi më I mirë në histori në këtë fazë, me plot 8 289 pikë. Jo vetëm kaq, por 480 pikë I nga nga gjuajtjet nga distanca, i treti në plej of pas Stef Kërrit dhe Klej Tompsonit. Kapiteni I Lejkërsave ka numrin më të madh të ndeshjeve, 292, si dhe të fitoreve, 184. Objektivi I radhës është të kalojë Mexhik Xhonsonin për tripëll dabëlla pas sezonit të rregullt për t’u bërë numri 1, dhe i duhen vetëm dy të tillë. Gjithsesi, synimi kryesor I tij si përherë është titulli kampion. Asgjë nuk vlen më shumë se trofeu, dhe Lebron ka 4 të tillë, dy më pak se Majkëll Xhordan rivali I tij kryesor për çmimin jozyrtar të basketbollistit më të mirë në histori. Me dëmtimin e pësuar nga Luka Donçiç, Lejkërsat dhe Xhejmsi nuk do ta kenë aspak të lehtë, ndërsa në sezonin e rregullt arritën vendin e katërt në Konferencën Perëndimore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lebron James, kosh në “familje”/ Tjetër rekord në NBA, “Mbreti” shënon në asistimin e djalit të tij NBA, çfarë dueli Flagg-Lebron/ Talenti i ri fiton duelin me “Mbretin” në basketbollin amerikan Garë katërshe për titull/ NBA! Oklahoma, San Antonio, Lakers e Denver, sfidë për trofe