Pikat kryesore
- Sherri ndodhi në lagjen 2 të qytetit, ku disa të rinj kanë debatuar dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
- Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital.
- Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, pasi dyshohet se, pas goditjeve, është rrëzuar në kangjella duke pësuar çarje.
Disa të rinj në Korçë janë përfshirë në konflikt. Sherri ndodhi në lagjen 2 të qytetit, ku disa të rinj kanë debatuar dhe më pas kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Ndërsa dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta. Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se i lënduari ka marrë dëmtime në trup, pasi dyshohet se, pas goditjeve, është rrëzuar në kangjella duke pësuar çarje. Aktualisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia, ndërsa të rinjtë e përfshirë janë larguar pas konfliktit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, duke sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarë të mundshëm. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Krimi në Korçë/ E akuzuar se nxori në pritë Martin Çeçon, lirohet Martina Pajollari Korça kremton “Ngjalljen e Krishtit”, besimtarët luten për mbarësi dhe shëndet Korçë/ Gjendet i pajetë në banesë një 67-vjeçar, dyshimet e para