Pikat kryesore
- Përplasja mes fituesit të “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, dhe ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, duket se është larg përfundimit.
- Raporti i tyre i tensionuar nisi që në muajin shkurt, kur Luiz Ejlli hyri për 72 orë në shtëpinë e BBVA 5.
- Në atë kohë, banorët nuk ishin në dijeni se ai do të qëndronte vetëm për pak ditë dhe e konsideruan si një konkurrent të rregullt.
Përplasja mes fituesit të “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, dhe ish-finalistit të “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, duket se është larg përfundimit. Raporti i tyre i tensionuar nisi që në muajin shkurt, kur Luiz Ejlli hyri për 72 orë në shtëpinë e BBVA 5. Në atë kohë, banorët nuk ishin në dijeni se ai do të qëndronte vetëm për pak ditë dhe e konsideruan si një konkurrent të rregullt. Një nga personat që u përplas menjëherë me Luizin ishte Rogert Sterkaj. Debatet mes tyre u bënë shpejt pjesë e spektaklit, ndërsa tensionet arritën deri në përmendjen e partneres së Luizit, Kiara Tito. Megjithatë, duket se mosmarrëveshjet nuk kanë mbetur brenda mureve të shtëpisë së famshme. Së fundmi, Luiz Ejlli njoftoi se shumë shpejt do të publikojë një këngë të realizuar në mbështetje të protestuesve, një projekt që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.