Moza aspak e kënaqur me fitoren e Ferma VIP! ç’po ndodh me jetën e saj

Moza aspak e kënaqur me fitoren e Ferma VIP! ç’po ndodh me jetën e saj

Pikat kryesore

  • Vetëm pak pasi u fituese e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka folur për rikthimin e saj në jetën e përditshme, duke lënë të kuptohet se fama e menjëhershme nuk është diçka që e shijon plotësisht.
  • E ftuar në “Post Ferma VIP”, poetja tregoi se ditët e para jashtë reality show-t kanë qenë krejt ndryshe nga sa i kishte imagjinuar.
  • E pyetur nga Florian Agalliu se si ka qenë rikthimi në jetën normale, Moza rrëfeu se u përball menjëherë me vëmendjen e madhe të publikut.

Vetëm pak pasi u fituese e edicionit të tretë të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka folur për rikthimin e saj në jetën e përditshme, duke lënë të kuptohet se fama e menjëhershme nuk është diçka që e shijon plotësisht. E ftuar në “Post Ferma VIP”, poetja tregoi se ditët e para jashtë reality show-t kanë qenë krejt ndryshe nga sa i kishte imagjinuar. E pyetur nga Florian Agalliu se si ka qenë rikthimi në jetën normale, Moza rrëfeu se u përball menjëherë me vëmendjen e madhe të publikut. “U kënaqa shumë që u riktheva më në fund në shtëpinë time. Megjithëse s’kisha internet dhe dola për të bërë ato pagesat e faturave, rrugët ishin të mbushura me njerëz që bërtisnin ‘Moza, Moza’, kalamaj nga dritaret e makinave që përshëndesnin, gratë e habitura. Shkova në bankë, e njëjta situatë. Kështu që kuptova që duhet të bëj diçka, të marr ndonjë paruke”, u shpreh ajo me humor. Megjithatë, ajo që e bëri më të lumtur nuk ishte fama e fituar pas 81 ditësh në fermë, por rikthimi në shtëpinë dhe privatësinë e saj. Sipas Mimoza Ahmetit, jeta larg kamerave mbetet shumë më e çmuar se çdo sukses televiziv. “ Dhe ja them të gjithë shikuesve që na ndjekin se nuk ka si jeta private. Edhe jeta familjare më e dobët ekonomikisht, me sendet nga më të thjeshtat, është një jetë e mrekullueshme që s’krahasohet me këtë jetën e spektaklit, që ka diçka të padurueshme” , deklaroi fituesja e “Ferma VIP”. Për shumë ndjekës, fjalët e Mozës tregojnë se, pavarësisht suksesit dhe famës së fituar, ajo vazhdon të vlerësojë mbi gjithçka qetësinë dhe jetën e saj private.

Lini një Përgjigje