Pikat kryesore
- Me 23 prill Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO dhe Apelit të GJKKO dhe lirim nga qelia.
- Meta i është drejtuar disa herë me kërkesë shkallës se parë dhe të dytë të gjyqësorit, por argumentet e tij nuk janë marrë parasysh.
- Kjo është hera e tretë që ai dorëzon rekurs ne Gjykatën e Lartë dhe kërkon lirim nga burgu.
Me 23 prill Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekursin e ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO dhe Apelit të GJKKO dhe lirim nga qelia. Meta i është drejtuar disa herë me kërkesë shkallës se parë dhe të dytë të gjyqësorit, por argumentet e tij nuk janë marrë parasysh. Kjo është hera e tretë që ai dorëzon rekurs ne Gjykatën e Lartë dhe kërkon lirim nga burgu. Sipas mbrojtjes se Ilir Metës rrethanat kanë ndryshuar pasi dosja ndaj tij ka kaluar për gjykim. Rekursi i Metës do të shqyrtohet nga treshja e gjyqtarëve Ilir Panda Albana Boksi dhe Gentian Shala. Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 3 episode, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin në Lezhë/ Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Besnik Pjetrin Veliaj tjetër padi në Kushtetuese/ Ankim për seancën paraprake në GJKKO: Të shfuqizohet kalimi për gjykim Kushtetuesja lë Metën në qeli/ Rrëzohet kërkesa e ish-Presidentit për masën e sigurisë