Momenti i arrestimit të Moisi Habilajt/ Vlorë, pranga edhe një 46 vjeçari

Momenti i arrestimit të Moisi Habilajt/ Vlorë, pranga edhe një 46 vjeçari

Pikat kryesore

  • Policia e Shtetit ka arrestuar provizorisht në Borsh, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, Moisi Habilajn, 48 vjeç, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i në kërkim ndërkombëtar.
  • Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Metodat”, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale.
  • Habilaj u lokalizua në një lokal në Borsh dhe u vu në pranga nga forcat e policisë.

Policia e Shtetit ka arrestuar provizorisht në Borsh, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, Moisi Habilajn, 48 vjeç, një person i konsideruar me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi u realizua në kuadër të operacionit policor të koduar “Metodat”, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale. Habilaj u lokalizua në një lokal në Borsh dhe u vu në pranga nga forcat e policisë. Sipas autoriteteve, ai është dënuar nga Gjykata e Katanias në Itali me 12 vjet, 2 muaj e 13 ditë burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale të armatosur me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Ndaj tij u ekzekutua gjithashtu edhe masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri për veprat penale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë edhe Eduart Ahmeti, 46 vjeç, banues në Sarandë, ndërsa shtetasi italian S.F., 70 vjeç, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Masakër në Nigeri, grupi i armatosur ekzekuton 17 fermerë “Shqipëria, lider në Ballkan për transparencën buxhetore”, Rama: Synim, arritja e nivelit mbi mesatar të vendeve të BE “Shqipëria s’mund të ecë përpara nga frika e projekteve madhore”/ Rama: Kundërshtarë të Trump, të interesuar në këtë protestë

Lini një Përgjigje