Pikat kryesore
- Në pamje të parë kjo kërkesë tingëllon tërheqëse, por në thelb mbetet një ide që shpesh nuk e merr parasysh mënyrën se si funksionon politika në realitet.
- Megjithatë, për hir të argumentit, mund të merret si skenar hipotetik një situatë ku PS dhe PD dalin nga skena politike.
- Nëse nga kjo lëvizje do të dilte vetëm një forcë e re politike, rreziku do të ishte krijimi i një forme të re dominimi politik, më afër një monopoli sesa një sistemi pluralist funksional.
Një nga kërkesat që artikulohet në protestat e fundit në Tiranë është largimi i klasës së vjetër politike, e përfaqësuar nga PS dhe PD, dhe zëvendësimi i saj me forca të reja politike që do të lindnin nga vetë kjo lëvizje. Në pamje të parë kjo kërkesë tingëllon tërheqëse, por në thelb mbetet një ide që shpesh nuk e merr parasysh mënyrën se si funksionon politika në realitet. Megjithatë, për hir të argumentit, mund të merret si skenar hipotetik një situatë ku PS dhe PD dalin nga skena politike. Në atë pikë lind një pyetje e thjeshtë: çfarë ndodh më pas? Nëse nga kjo lëvizje do të dilte vetëm një forcë e re politike, rreziku do të ishte krijimi i një forme të re dominimi politik, më afër një monopoli sesa një sistemi pluralist funksional. Për të ruajtur një minimum ekuilibri, një lëvizje e tillë do të duhej të prodhonte të paktën dy formacione politike që do të konkurronin mes tyre në zgjedhje.