Pikat kryesore
- Bordi i Transparencës rrit me 9 lekë për litër cmimin e naftës në vend.
- Në mbledhjen e kësaj të martë Bordi vendosi cmimet e reja të karburanteve.
- ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Bordi i Transparencës rrit me 9 lekë për litër cmimin e naftës në vend. Në mbledhjen e kësaj të martë Bordi vendosi cmimet e reja të karburanteve. Bordi i Transparencës në datë 14 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 215 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër. 🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. ⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. 🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. 🛢 Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Elbasan, lufta nuk prek çmimet/ Operatorët përgjysmojnë flotën për të përballuar kostot “Pensionistët në plan të parë nëse do të rriten çmimet”, Rama: Skemë të re për familjet në nevojë Balla në Kuvend për naftën: Çmimi nuk varet nga ne, është krizë globale!