/ “Më kanë marrë pronën”/ Gruaja nga Kurbini hipën mbi hekurat e SPAK, nxirret me forcë…

/ “Më kanë marrë pronën”/ Gruaja nga Kurbini hipën mbi hekurat e SPAK, nxirret me forcë…

Pikat kryesore

  • Ka nga ata që thirren nga SPAK dhe nuk duan të shkojnë, por ka nga ata që hipin dhe nga hekurat vetëm që të çojnë hallin e tyre në Prokurorinë e Posaçme.
  • Ajo sot ka qenë në SPAK, ndoshta jo për të parën herë për të kërkuar të drejtën e pronës së saj.
  • E moshuara ka hipur nga hekurat për t’u futur brenda SPAK-ut.

Ka nga ata që thirren nga SPAK dhe nuk duan të shkojnë, por ka nga ata që hipin dhe nga hekurat vetëm që të çojnë hallin e tyre në Prokurorinë e Posaçme. I tillë është rasti i të moshuarës nga Kurbini Drane Gjoka. Ajo sot ka qenë në SPAK, ndoshta jo për të parën herë për të kërkuar të drejtën e pronës së saj. E moshuara ka hipur nga hekurat për t’u futur brenda SPAK-ut. Është nxjerrë jashtë me forcë nga një punonjës i sigurisë dhe më pas sërish ka hipur mbi hekura për të hyrë brenda institucionit të akuzës, duke thirrur “se i kanë marrë pronën” dhe duke akuzuar kryebashkiaken e Kurbinit Majlinda Carën. Pasi është nxjerrë për të dytën herë nga punonjësit e sigurisë, Gjoka ka treguar e indinjuar për mediat problemin e saj. “Më kanë marrë pronën. Ma kanë bërë shtëpinë e pabanueshme. Të gjithë gazetarët të vijnë ta shohin. Jam bërë me myk. Kam ble një repart në 1990 dhe këtë repart e kam fituar dhe me gjyq. I kam dhënë lekët në bankën e shtetit. E kam fituar dhe me gjyq më mbrapa. Për rrethuesin kam dhënë hyrjen. Kam bërë dy pagesa, një pagesë për tokën, një për ndërtesën. Është korrupsion i madh. Më ka fshehur dosjen, dokumentet, vendimet e gjyqeve. Krejt i kanë fshehur”, ka deklaruar gruaja.

Lini një Përgjigje