Vendoset gurthemeli i shkollës së re në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës

Vendoset gurthemeli i shkollës së re në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës

Pikat kryesore

  • Në fjalën e tij, Sveçla tha se ky është projekti i radhës sa i përket infrastrukturës arsimore, pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes dhe shkollës të cilat u zyrtarizuan muajin e kaluar.
  • Atiq theksoi se, shkolla e re po ndërtohet në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet MAShTI-t dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
  • Ndërkaq, këshilltari i lartë politik, Muhedin Nushi, theksoi se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar kushte sa më të mira për arsimin e fëmijëve.

Në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore të martën është vendosur gurthemeli i shkollës së re fillore, projekt ky që shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor për nxënësit e kësaj ane. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit morën pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe këshilltari i lartë politik i ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Muhedin Nushi. Në fjalën e tij, Sveçla tha se ky është projekti i radhës sa i përket infrastrukturës arsimore, pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes dhe shkollës të cilat u zyrtarizuan muajin e kaluar. Atiq theksoi se, shkolla e re po ndërtohet në bazë të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet MAShTI-t dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Ai gjithashtu bëri të ditur se, investitor i projektit është MAShTI, ndërsa objekti do të ketë sipërfaqe prej 1920 m², të parapara për 350 nxënës, me vlerë investimi prej 2,320,160.92 euro dhe afat ndërtimi prej 15 muajsh. Ndërkaq, këshilltari i lartë politik, Muhedin Nushi, theksoi se ky projekt është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar kushte sa më të mira për arsimin e fëmijëve. Ai shtoi se ky gurthemel nuk është vetëm fillimi i një ndërtese të re, por edhe i një hapësire ku do të lindin ëndrrat, dijet dhe e ardhmja e brezave të rinj të kësaj zone. Nushi po ashtu tha se nga viti 2021, MAShTI ka investuar gjithsej 162,459,258.07 euro në infrastrukturë arsimore në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa vetëm për ndërtimin dhe renovimin e shkollave janë investuar mbi 75 milionë euro në 34 komuna. Këto investime do të vazhdojnë me qëllim të krijimit të kushteve moderne dhe cilësore për zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 19:52 Nesër nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile 10/28/2025 19:46 Demhasaj: Qeveria në detyrë nuk duhet të propozojë buxhet, mandati i saj ka skaduar 10/28/2025 19:45 “Gruja m’ka ikë te një burrë tjetër, m’i la 5 fëmijët”

Lini një Përgjigje