Pikat kryesore
- Pas historisë së Gafurr Rexhepit dhe pesë fëmijëve që po rriten pa nënë, rrugëtimi i Kiks Kosovës vazhdon në Dobrajë të Vogël të Lipjanit.
- Oborri i shtëpisë ku jeton tashmë Selvetja me burrin, Elham Kurteshaj, është mbuluar nga balta.
- E nga shtëpia njëkatëshe me mure të plasaritura e me kushte jetese jo fort të mira, doli 28-vjeçarja.
Pas historisë së Gafurr Rexhepit dhe pesë fëmijëve që po rriten pa nënë, rrugëtimi i Kiks Kosovës vazhdon në Dobrajë të Vogël të Lipjanit. Oborri i shtëpisë ku jeton tashmë Selvetja me burrin, Elham Kurteshaj, është mbuluar nga balta. E nga shtëpia njëkatëshe me mure të plasaritura e me kushte jetese jo fort të mira, doli 28-vjeçarja. Pavarësisht kushteve, ajo thotë se për herë të parë pas shumë vitesh ndjehet e lirë dhe e qetë. 11 vjet martesë me Gafurrin, thotë se i kishte kaluar për zi. Ajo ka rrëfyer se atje është ndjerë e izoluar dhe e nënshtruar. Për shkak të lodhjes nga dhuna, vendosi të largohej me djalin e saj të vogël, tashmë tre vjet më parë, dhe të kthehej në familjen e prindërve në Shtime. Deri atje u përcoll nga ish-vjehrri, Ruhan Rexhepi, pa e ditur se nusja nuk do të kthehej më. Atje i la katër fëmijët e tjerë. Gjatë kësaj kohe, përdori shtesat e katër fëmijëve që i merrte nga Qeveria e Kosovës për t’u kujdesur për djalin e vogël. Me ato para blinte ushqim, pelena dhe ilaçe. Paratë për fëmijët, që herë ishin 120 e herë 150 euro në muaj, ajo thotë se i ka marrë vetëm për 8 muaj, jo për rreth 3 vjet, siç pretendon familja e ish-burrit. Gjatë kohës sa qëndroi te familja, ajo u njoh me burrin e saj aktual, Elham Kurteshaj, përmes TikTok-ut, dhe pas një jave vendosi të fillonte një jetë të re me të në Dobrajë të Vogël. Djalin e vogël e la te babai i tij, Gafurr Rexhepi. Me asnjërin prej pesë fëmijëve, 28-vjeçarja thotë se nuk dëshiron të flasë e as të takohet, ani pse ish-burri ia lejon. BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi Studentët e 𝐌𝐚𝐬𝐭𝐞𝐫 në UNI – Universum International College kanë mundësinë unike të ndjekin një program ndërkombëtar 10/28/2025 20:03 Shokon 28-vjeçarja: S’du m’i pa 5 fëmijët, ish-burri m’ka rreh me shkop 10/28/2025 19:57 Vjosa Osmani takon Princin e Kurorës së Jordanisë, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dypalësh 10/28/2025 19:52 Nesër nis regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile