Tentoi të vriste bashkëshorten/ Vihet në pranga 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten/ Vihet në pranga 76-vjeçari në Durrës

Pikat kryesore

  • Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentoi të vriste bashkëshorten.
  • Mësohet se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, Ai e goditi me send të fortë në kokë.
  • Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi tentoi të vriste bashkëshorten. Ngjarja e rëndë u parandalua nga efektivët. Mësohet se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, Ai e goditi me send të fortë në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën. Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje