Pikat kryesore
- Nevzat Spaho, i akuzuar si vrasësi i Edmond Hyjës, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë.
- Një ditë më parë, gjykata caktoi burg pa afat për ish ortakun e tij në biznes, Xhino Ago, dhe rojen e pikës së karburantit, Kujtim Pisha.
- Po ashtu, policia ka në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç.
Nevzat Spaho, i akuzuar si vrasësi i Edmond Hyjës, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit, për t’u njohur me masën e sigurisë. Spaho është shoqëruar për në gjykatë nga forca të policisë. Një ditë më parë, gjykata caktoi burg pa afat për ish ortakun e tij në biznes, Xhino Ago, dhe rojen e pikës së karburantit, Kujtim Pisha. Po ashtu, policia ka në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç. Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.