Pikat kryesore
- Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ka dhënë dorëheqjen, duke e dorëzuar zyrtarisht kërkesën pranë ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro.
- Ky vendim shënon një zhvillim të papritur për institucionin, duke ngritur pikëpyetje të shumta mbi situatën në drejtimin e universitetit.
- Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura motivet zyrtare që çuan në largimin e tij nga detyra.
Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, ka dhënë dorëheqjen, duke e dorëzuar zyrtarisht kërkesën pranë ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro. Ky vendim shënon një zhvillim të papritur për institucionin, duke ngritur pikëpyetje të shumta mbi situatën në drejtimin e universitetit. Ndërkohë, ende nuk janë bërë të ditura motivet zyrtare që çuan në largimin e tij nga detyra. Dorëheqja vjen pas muajsh tensionesh me Bordin e Administrimit, të cilin Gjuraj e akuzon për vendimmarrje të paligjshme dhe për tejkalim të kompetencave. Ai kundërshton veçanërisht emërimin e administratorit të universitetit, shtyrjen e moshës së pensionit për anëtarët e bordit dhe mënyrën e menaxhimit të fondeve të projekteve. “Rektori është i përkohshëm, Bordi i Administrimit i jashtëkohshëm, por Universiteti i Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ është dhe mbetet i përhershëm”, shkruan ai në një nga pjesët e letrës së dorëheqjes. “Mandati që buron nga komuniteti universitar nuk është vetëm një e drejtë për të drejtuar, por një detyrim për ta ushtruar atë me integritet, në respekt të autonomisë universitare dhe në shërbim të universitetit e qytetit të Shkodrës”, shkruan ai.