Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Administrata bashkohuni me popullin,…

Thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Administrata bashkohuni me popullin,…

Pikat kryesore

  • Në protestën madhështore të ditës së djeshme një thirrje e fortë u shpërnda nga protestuesit për tubimin që do të mbahet sot.
  • Ndërsa revolta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të, qytetarët po kërkojnë një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit.
  • Pasi Edi Rama njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm.

Në protestën madhështore të ditës së djeshme një thirrje e fortë u shpërnda nga protestuesit për tubimin që do të mbahet sot. Ndërsa revolta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 13-të, qytetarët po kërkojnë një mobilizim akoma më të madh për t’iu përgjigjur asaj që e konsiderojnë si provokim nga ana e kryeministrit. Pasi Edi Rama njoftoi mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia” në të njëjtin orar me protestën, reagimi i sheshit ka qenë i menjëhershëm. Organizatorët dhe qytetarët aktivë po u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve që të vërshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të treguar forcën e tyre përballë asaj që e quajnë “antimiting të Ramës me administratën”. “Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!” , është kryefjala e thirrjeve në protestën e djeshme. Një vëmendje e veçantë në këto thirrje i është kushtuar punonjësve të administratës publike, të cilët sipas protestuesve, po detyrohen të dalin në shesh për të mbrojtur pushtetin.

Lini një Përgjigje