Atleti shkruan historinë/ ’Kobe Tharp vendos rekord botëror në pistën e universitetit

Atleti shkruan historinë/ ’Kobe Tharp vendos rekord botëror në pistën e universitetit

Pikat kryesore

  • Vetëm 20 vjeç ai vendosi një rekord në garën e 110 metrave me pengesa, duke vendosur një kohë marramendëse prej 12 sekonda e 75 të qindat.
  • Jo vetëm kaq, pasi ky rekord bëhet akoma më mbreslënës, pasi u shënua në kampionatin amerikan të Universiteteve, që u zhvillua në Oregon.
  • Tharp theu rekordin në garat e 110 metrave me pengesa të vendosur nga kampioni olimpik, amerikani tjetër Arien Merrit.

Amerikani Ja’Kobe Tharp ka hyrë në historinë e atletikës. Vetëm 20 vjeç ai vendosi një rekord në garën e 110 metrave me pengesa, duke vendosur një kohë marramendëse prej 12 sekonda e 75 të qindat. Jo vetëm kaq, pasi ky rekord bëhet akoma më mbreslënës, pasi u shënua në kampionatin amerikan të Universiteteve, që u zhvillua në Oregon. Tharp theu rekordin në garat e 110 metrave me pengesa të vendosur nga kampioni olimpik, amerikani tjetër Arien Merrit. Ai kishte ndaluar kronometrin në kohën 12.80 të qindat në kampionatin botëror të atletikës në Bruksel në vitin 2012. Po ashtu, atleti 20 vjeçar theu edhe rekordin në kampinatet e universiteteve në SHBA që ishte vendisur në vitin 2019. Në historinë e atletikës, Ja’Kobe Tharp I bashkohet Duajt Stones, I vetmi që kishte arritur të vendoste një rekord botër në garat e Universiteve në kërcim së larti, në vitin e largët 1976.

Lini një Përgjigje