‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

Pikat kryesore

  • Kryeministri Edi Rama ritheksoi këtë të enjte nevojën për disa ndërhyrje ligjore në sistemin e drejtësisë, për ta përmirësuar dhe përafruar me standardet e vendeve të BE.
  • Kryeministri tha se do të përcaktohen kufij të qartë, duke paralajmëruar se disa vepra penale do të duhet të cilësohen administrative, siç mund të jetë rasti i shpërdorimit të detyrës.
  • Të gjithë të zotë në çdo punë që kanë marrë përsipër, duke kontribuuar në mbarëvajtjen e qeverisjes, tërë këto vite!

Kryeministri Edi Rama ritheksoi këtë të enjte nevojën për disa ndërhyrje ligjore në sistemin e drejtësisë, për ta përmirësuar dhe përafruar me standardet e vendeve të BE. Në konsultim me partnerët ndërkombëtarë, kuptohet! Kreu i mazhorancës adresoi shumë kritika në drejtim të reformës në drejtësi, në fjalimin prej më pak se dy orësh, që mbajti në mbledhjen e grupit të PS, teksa e quajti drejtësinë e re si investimin më të madh strategjik që PS ka bërë për brezat e ardhshëm. Nga ana tjetër Rama, paralajmëroi për një ndërhyrje në reformë, pa prekur pavarësinë e SPAK dhe GJKKO, për të cilat tha se dhe sikur “100 herë të kthehej mbrapsht, po 100 herë do të zgjidhte reformën në drejtësi me të gjitha të mirat e të këqijat e ardhura prej saj”. Para deputetëve socialistë dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, kryeministri evidentoi publikisht 7 çështjet për të cilat priten ndryshime ligjore nga ana e kësaj mazhorance, pa përkashtuar dhe konsensusin e opozitës, duke theksuar se çdo ndryshim do të bëhet në bashkëpunim me ekspertët më të mirë ndërkombëtarë, ku drafti i ndryshimeve do të marrë një ‘ok’ nga Komisioni Europian. Rama tha se në krye të axhendës së maxhorancës socialiste do të jenë ndryshime ligjore që në thelb kanë politikën penale, “ngritja e piedestalit të shembur të prezumimit të pafajësisë”, siç e quajti ai, për të vijuar më pas me procedurat penale, garancitë juridike për nëpunësit civil, dënimet alternative, rregullimi i kufijve mes çështjeve penale dhe atyre administrative, si dhe paraburgimet. Kryeministri tha se do të përcaktohen kufij të qartë, duke paralajmëruar se disa vepra penale do të duhet të cilësohen administrative, siç mund të jetë rasti i shpërdorimit të detyrës. Njëe akuzo kjo e fundit, e cila është një ‘hapje krahu’ nga prokurorët, që nuk dalin pa dënime në kërkesat e tyre, aq më tepër kur me ligj kanë nën hyqëm dhe gjyqtarët, për të cilët japin vlerësimet zyrtare për punën e tyre si dhe i përgjojnë deri në detaje, sikurse kanë bërë! Nga ana tjetër Rama nuk ka munguar të shprehet dhe në terma konkretë, ku pa hyrë në ripërsëritje, mund të evidentojmë rastin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, të Karçanit, zgjedhja fundore për të dhënë vetëm arreste me burg, apo dhe lincimi që bëhet ndaj të të akuzuarve përmes ‘rrjedhjes’ selektive të informacioneve nga dosjet në ngarkim të tyre! Teksa ka deklaruar më se njëherë se pavarësia e gjyqësorit nuk preket, Rama këmbënguli fort për rregullimet ligjore për të përfshirë dhe respektimin e të drejtave të njeriut, fakt të cilin e kanë nënvizuar me të madhe si nga Këshilli i Europës ashtu dhe strukturat e BE, si kusht për përparimin e procesit të negociatave dhe anëtarësimin në Union! Po të enjten e kësaj jave, Rama bëri dhe ndryshimet në qeveri, duke shkarkuar zv.kryeministren dhe ministren të Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, ministrin e Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe ministrën për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali! Solli emra të rinj, apo bëri rrokadë në dikastere, duke ngritur në postin e numrit dy të qeverisë Albana Koçiun, ministër të Jashtëm diplomatin Ferit Hoxha, ministër Mbrojtje Ermal Nufin, ministër të Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaqin, ministër të Brendshëm Besfort Lamallarin, ministër të Drejtësisë Toni Gogun dhe ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismailin! Të gjithë të zotë në çdo punë që kanë marrë përsipër, duke kontribuuar në mbarëvajtjen e qeverisjes, tërë këto vite! Mund të thuhet se ‘plotësoi’ dhe një ‘dëshirë’ të madhe të opozitës për qeveri teknike, dhe sikurse nënvizojnë jo vetëm analistët por dhe segmente të caktuara brenda opozitës, “Berisha ministra teknikë kërkoi, ministra teknikë i dha dhe Rama. Çfarë do më tani”, Rama ia bëri të pajutifikueshme protesta e dhunshme çdo 10 ditë në buleverd Berishës! I ka dhënë Berishës mundësinë madje, që të mos ekspozojë mungesën e mbështetjes para publikut shqiptar!! Por përtej kritikave të Ramës, përtej nismave për të bërë ndryshimet e duhura në Reformën në Drejtësi, sipas kërkesave dhe të BE dhe përshtatjen e tyre me legjislacionin evropian, sidomos përsa i përket përmirësimit të hetimit, gjykimit e kollajllëkut të vendimeve ‘paketë’ SPAK-GJKKO për të dërguar këdo në paraburgim, pastaj për të gërmuar e gjetur prova dhe fakte për ta dënuar, ajo që ‘kërcet’ është sjellja e prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjatë hetimit e gjykimit! Rastet e zbardhura dhe për mediat, kanë mjaftuar për ta ilustruar shumë mirë këtë! Për hir të së vërtetës, prokurorët e gjyqtarët sillen më shumë si një trupë ndëshkimorë e represive ndaj kujtdo të cilit ia kanë vënë ‘syrin’ për ta dënuar! Pasi po vertetohet dita ditës se SPAK-u ka krijuar vërtet probleme me anashkalimin e standardeve të hetimit, përfshirë këtu dhe aplikimin e shantazhit dhe paraburgimit, lincimin publik përmes ‘zarave’ që për fatin e keq ka dhe në mediat shqiptare, si një mënyrë për të arritur te objektivi i vendosur që më parë në mendjen e tyre ndaj një çështjeje apo personi të caktuar të futur në ‘rreth’, që është plasja në burg e atyre që i bëjnë që t’u ‘dhëmbin sytë’ kur i shohin! Çështje humori me një fjalë! E themi këtë pasi, shumica e hetimeve të SPAK nuk ka nisur duke u bazuar prova të rëna në dorë të prokurorëve të posaçëm, sipas rregullave ligjore që përkojnë me një hetim të drejtë dhe të ndershëm, por nga dëshira për t’u marrë me çështje që i përzgjedh prokurori dhe pastaj pasi shpërndan fletë-arreste, bastisje shtëpish dhe shantazhon dëshmitarë, fillon të formësojë hap pas hapi dosjen penale, të cilën duhej ta kishte kopsitur që më parë se sa të kërkonte arrestin.

Lini një Përgjigje