Pikat kryesore
- Gjykata Penale e Tiranës këtë të premte vendimin për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë, lidhur me prishjen pa vendim Këshilli të një pallati në zonën e Kombinatit në kryeqytet, pas tërmetit të 2019.
- Gjyqtari Gerd Hoxha gjeti fajtor vetëm dy të akuzuar, ndërsa dha pafajësi për 6 të tjerë.
- Me 9 muaj burg u dënua Shyqyri Maloku dhe me 6 muaj Aleksandra Mahmutllari dënim që i konvertohet në shërbim prove.
Gjykata Penale e Tiranës këtë të premte vendimin për ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë, lidhur me prishjen pa vendim Këshilli të një pallati në zonën e Kombinatit në kryeqytet, pas tërmetit të 2019. Gjyqtari Gerd Hoxha gjeti fajtor vetëm dy të akuzuar, ndërsa dha pafajësi për 6 të tjerë. Me 9 muaj burg u dënua Shyqyri Maloku dhe me 6 muaj Aleksandra Mahmutllari dënim që i konvertohet në shërbim prove. Të pafajshëm u gjetën shtetasit Aurel Boricci, Aurel Cculo, Eleana Gucce, Sokol Qehajaj, Rexhina Rakipi dhe Fatmir Shiri. Për të gjithë këta prokurori Bledar Valikaj kishte kërkuar fajësi dhe dënim me kusht. Një pallat i prishur në Kombinat janarin e 2020-s me mjetet dhe shpenzimet e Bashkisë Tiranë, u rifut në një tender bashkë me 14 ndërtesa të tjera që duheshin rrafshuar si të dëmtuara nga tërmeti. Prokuroria e Tiranës tha se pallati nr. 140 nuk ishte i vetmi, që dyshohet se u pagua për t’u shembur edhe pse ishte i rrafshuar, por edhe 5 ndërtesa të tjera. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Lirohen të gjithë, zjarri “jetim”/ Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për 4 të arrestuarit Shtëpia shkrumb e hi/ Albert Vogli: Apartamenti u shkatërrua nga flakët, u dogj çdo gjë “Ndërtesa të pasigurta”, Avokati i Popullit: Kemi shumë ankesa për Kadastrën