Pikat kryesore
- Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori, mund të përballet me një problem serioz mjedisor.
- Sipas disa studimeve amerikane, ky event mund të gjenerojë mbi nëntë milionë tonë dioksid karboni.
- Emitimi i gazrave serrë pritet të rritet kryesisht nga trabnsporti ajror.
Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada nga 11 qershori, mund të përballet me një problem serioz mjedisor. Sipas disa studimeve amerikane, ky event mund të gjenerojë mbi nëntë milionë tonë dioksid karboni. Emitimi i gazrave serrë pritet të rritet kryesisht nga trabnsporti ajror. Sipas parashikimeve, ato mund të rriten nga 160% deri në 325% krahasuar me kampionatet e mëparshme botërore. Një tjetër faktor është është dhe organizimi në tre shtete të ndryshme, me gjithsej 16 qytete pritëse dhe katër zona kohore. Distancat e mëdha mes qyteteve e rrisin ndjeshëm nevojën për udhëtime të vazhdueshme. Për shembull, distanca mes Vankuverit dhe Majamit, dy nga qytetet më të largëta, është rreth 5.600 kilometra. Për më tepër, ky do të jetë Botërori me numrim më të madh të ekipeve pjesëmarrëse, 48 skuadra dhe do të zhvillohen në total 104 ndeshje. Kjo nënkupton më shumë lojtarë, staf, logjistikë dhe miliona tifozë që do të udhëtojnë, duke rritur më tej ndikimin mjedisor. Ekspertet theksojne se sa më i madh të jetë një event, aq më i ndjeshëm bëhet ndaj problemeve mjedisore. Më shumë skuadra do të thotë më shumë fluturime, më shumë konsum energjie dhe më shumë presion mbi infrastrukturën. Situatën e rëndon edhe rreziku i temperaturave të larta në disa qytete pritëse si Miami, Dallas, Houston dhe Monterrey, të cilat mund të paraqesin kushte “potencialisht të rrezikshme” për sportistët dhe tifozët. Ndryshimet klimatike nuk janë më një problem i së ardhmes, por një rrezik real ekonomik dhe mjedisor për organizimin e ngjarjeve të mëdha sportive, sic është botërori I futbollit.