Zv.ministrja sqaron udhëzuesin për terapinë hormonale: Nuk rekomandohet trajtimi në…

Zv.ministrja sqaron udhëzuesin për terapinë hormonale: Nuk rekomandohet trajtimi në…

Pikat kryesore

  • Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, sqaroi se udhëzuesi mbi trajtimin hormonal përbën një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.
  • “Ky udhëzues është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe të vlerësimit të një ekipi multidisiplinar specialistësh”, tha Tomini.
  • Ajo theksoi se udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e konsentit individual të informuar.

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini, sqaroi se udhëzuesi mbi trajtimin hormonal përbën një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik. “Ky udhëzues është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe të vlerësimit të një ekipi multidisiplinar specialistësh”, tha Tomini. Ajo theksoi se udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e konsentit individual të informuar. Në lidhje me çështjen e rimbursimit, Tomini sqaroi se udhëzuesi nuk trajton dhe nuk përcakton skema rimbursimi për medikamentet hormonale. Sipas saj dokumenti përfshin vetëm rekomandime të përgjithshme dhe tipe të ndryshme të terapive hormonale, bazuar në praktikat klinike ndërkombëtare. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ka miratuar për herë të parë një protokoll zyrtar për trajtimin hormonal të personave transgjinorë në sistemin publik shëndetësor shqiptar.

Lini një Përgjigje