EMRI/ Rrëmbyen dhe dhunuan të riun për para, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër

EMRI/ Rrëmbyen dhe dhunuan të riun për para, arrestohet 30-vjeçari në Gjirokastër

Pikat kryesore

  • Arrestohet 30-vjeçari Roberto Lapa në Gjirokastër, pasi ishte në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit.
  • Në një njoftim zyrtar policia sqaron se 30-vjeçari i arrestuar së bashku me dy shtetas të tjerë morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar për t’i marrë 6000 euro.
  • Ndërsa 30-vjeçari Roherto Lapa u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”.

Arrestohet 30-vjeçari Roberto Lapa në Gjirokastër, pasi ishte në kërkim në kuadër të operacionit “Strike 2”, për një rast të heqjes së paligjshme të lirisë dhe dhunimit. Në një njoftim zyrtar policia sqaron se 30-vjeçari i arrestuar së bashku me dy shtetas të tjerë morën me forcë në Vlorë, një 20-vjeçar për t’i marrë 6000 euro. Ngjarja ndodhi më datë 21.05.2026. Ndërsa 30-vjeçari Roherto Lapa u kap teksa lëvizte me automjet, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”. “Ai akuzohet se më datë 21.05.2026, në bashkëpunim me shtetasit B. H. dhe L. K. alias L. L. (të arrestuar më parë), kanë marrë me forcë, në automjet, një 20-vjeçar, të cilin e kanë çuar në një ambient të veçuar, ku e kanë dhunuar, për t’i marrë 6000 euro. Shtetasi R. L. iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Pete Hegseth stërvitet me ushtarët amerikanë në bordin e “USS Boxer” Masat për sezonin veror, Lamallari: Deri në 30 vite burg për zjarrvënësit e qëllimshëm News Line me Rovena Neziri, (29/05/2026)

Lini një Përgjigje