Pikat kryesore
- Në të morën pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si edhe Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj.
- “Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale gjatë verës.
- Ky plan synon minimizimin e rasteve të zjarreve, rritjen e reagimit në kohë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.
Gjatë verës, Shërbimi Zjarrfikës e jo vetëm, do të jetë gatishmëri të përforcuar, duke kryer patrullime dhe monitorim të territorit së bashku me agjenci të tjera, si dhe do të ngrihen stacione provizore në zonat turistike dhe zonat me risk të lartë. Në prag të sezonit veror dhe rritjes së riskut për zjarret, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit organizoi një takim koordinues me drejtuesit e strukturave zjarrfikëse nga të 61 bashkitë e vendit, me pjesëmarrjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari. Në të morën pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si edhe Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Skënder Brataj. “Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar një plan të detajuar masash për parandalimin e zjarreve dhe forcimin e kapaciteteve operacionale gjatë verës. Ky plan synon minimizimin e rasteve të zjarreve, rritjen e reagimit në kohë dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Do të ushtrohen kontrolle në hotele, resorte, restorante, beach-bar dhe subjekte të tjera me risk, për të verifikuar masat e sigurisë dhe planet e evakuimit. Në këtë proces nuk ka vend për formalitet. Ka vend vetëm për përgjegjësi”, theksoi ministri Lamallari.