Pikat kryesore
- Të martën e dy qershorit maturantët do ti nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj.
- Në prag të testimit ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro sqaroi rregullat që duhen ndjekur dhe tha se do të ketë zero tolerancë për ato që i shkelin.
- Penalizime do të ketë si për maturantët dhe për administratorët që do të monitorojnë procesin.
Të martën e dy qershorit maturantët do ti nënshtrohen provimit të parë të maturës shtetërore, atij të gjuhës së huaj. Në prag të testimit ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro sqaroi rregullat që duhen ndjekur dhe tha se do të ketë zero tolerancë për ato që i shkelin. Penalizime do të ketë si për maturantët dhe për administratorët që do të monitorojnë procesin. “Patjetër celularët, orët inteligjente dhe çdo pajisje e këtij lloji është rreptësisht e ndaluar. Dhe çdo thyerje e këtij rregulli do të sjellë automatikisht përjashtimin e maturantit nga provimi. Pra është një kosto që unë uroj të mos e marrë përsipër asnjë maturant, që të hedhë poshtë vitet e shkollimit vetëm për një gabim të tillë të pafalshëm”, tha ajo. Ministrja foli gjithashtu për ligjin e arsimit. Një grup pune me përfaqësues nga universitetet publike dhe jo publike po ngrihet për rishikimin e tij. Profilizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve sipas ministres së arsimit janë dy kushtet e domosdoshme që duhet ti diktojë ligji I ri. “Riorganizim programesh, jo shkrirje. Universitetet duhen përshtatur me tregun e punës”, tha ajo. Ligji për arsimin e lartë është miratuar në vitin 2015 dhe aktualisht sipas ministres së arsimit ai duhet përshtatur me nevojat që dikton koha. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Pas shkollori/ Kumbaro: Dyfishohet pagesa e shpërblimit dhe zgjerohet lista e mësuesve që mund të kontribuojnë Kumbaro: Liceu Francez i Korçës drejt realizimit, projekt elitar për arsimin në Shqipëri Kumbaro: Krijimi i Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore me ekspertizën e Universitetit të Kembrixhit