”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike Mes rritjes së çmimeve dhe

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike Mes rritjes së çmimeve dhe

Pikat kryesore

  • Prej disa vitesh, e ashtuquajtura Riviera Shqiptare është mbushur me turistë gjatë verës dhe po përsërit shumë nga gabimet që destinacione të tjera mesdhetare bënë dekada më parë.
  • Megjithatë, bukuria e brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe Jonit mbetet e pamohueshme.
  • Duke u nisur nga trafiku kaotik i Tiranës drejt jugut dhe bregdetit, rrugët ngushtohen, ullishtat zbresin nga kodrat dhe papritur shfaqet deti, ende i paprekur në disa vende.

Mes rritjes së çmimeve dhe kërcënimit nga mbingarkesa turistike, ende ekzistojnë vende në këtë cep të Mesdheut, i famshëm për ujërat e tij bruz dhe historinë antike, që ruajnë thelbin kulturor dhe ritmin e qetë të jetës, shkruan prestigjozja spanjolle “El Pais”. Shqipëria nuk është më një sekret. Prej disa vitesh, e ashtuquajtura Riviera Shqiptare është mbushur me turistë gjatë verës dhe po përsërit shumë nga gabimet që destinacione të tjera mesdhetare bënë dekada më parë. Megjithatë, bukuria e brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe Jonit mbetet e pamohueshme. Duke u nisur nga trafiku kaotik i Tiranës drejt jugut dhe bregdetit, rrugët ngushtohen, ullishtat zbresin nga kodrat dhe papritur shfaqet deti, ende i paprekur në disa vende. Këto zona ruajnë sharmin e tyre të përjetshëm; në tavernat buzë detit peshku vjen direkt nga varka; në fshatra, të moshuarit luajnë domino nën hijen e fiqve, ndërsa të rinjtë flasin italisht, një gjuhë e mësuar gjatë viteve të emigrimit. Fatkeqësisht, jo gjithçka është kështu, ky realitet idilik mesdhetar bashkëjeton me pika turistike si Durrësi dhe plazhe të mbipopulluara gjatë muajve të verës. Por, ta reduktosh Shqipërinë vetëm në plazhet e saj të famshme do të ishte gabim. Magjia e vendit qëndron te kontrasti mes ujërave bruz të Jonit, lagunave të Adriatikut, maleve të ashpra dhe qyteteve otomane që ruajnë ende ritmin e ngadaltë dhe identitetin e tyre thellësisht ballkanik. Përtej Rivierës Shqiptare, asaj vije bregdetare që shtrihet nga Vlora deri në kufirin grek. ekziston një bregdet tjetër më në veri, më pak i njohur dhe më pak i mbushur me njerëz. Të udhëtosh përgjatë brigjeve shqiptare do të thotë të shohësh një tranzicion të vazhdueshëm mes së kaluarës dhe së ardhmes. Resorte luksoze ngrihen pranë bunkerëve prej betoni të ndërtuar gjatë komunizmit; beach bare me DJ italianë gjenden vetëm pak kilometra larg fshatrave ku dhitë ende milen në agim, ndërsa rrugët panoramike të çojnë drejt plazheve të fshehta dhe qyteteve prej guri që duket sikur kanë mbetur në Mesjetë.

Lini një Përgjigje