Pikat kryesore
- Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit të dielën.
- Policia ka marrë në pyetje disa persona mes tyre edhe Gent Prognin, i dyshuar si organizator.
- Në pamjet filmike të sekuestruara nga Policia dyshohet se të gjithë orientimin për bllokimin e rrugës për në aeroportin e Rinasit e ka bërë Progni.
Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës për në aeroportin e Rinasit nga protestuesit të dielën. Policia ka marrë në pyetje disa persona mes tyre edhe Gent Prognin, i dyshuar si organizator. Në pamjet filmike të sekuestruara nga Policia dyshohet se të gjithë orientimin për bllokimin e rrugës për në aeroportin e Rinasit e ka bërë Progni. Sipas infromacioneve personat e shoqëruar janë lënë të lirë pasi janë marrë në pyetje, nd ë rsa janë proceduar penalisht 19 persona. ” Në përfundim të veprimeve hetimore, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. P., 36 vjeç; A. Ll., 29 vjeçe; A. Ll., 27 vjeçe; I. F., 32 vjeç; E. H., 33 vjeç; A. K., 46 vjeç; F. Rr., 28 vjeç; V. D., 29 vjeç; O. B., 21 vjeç; D. L., 57 vjeç; L. N., 20 vjeç; A. K., 29 vjeç; A. M., 23 vjeç; T. M., 24 vjeç; K. Z., 22 vjeç; B. P., 34 vjeç; Gj. N., 39 vjeç; L. K., 33 vjeçe; I. M., 24 vjeçe, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”. Si dhe janë sekuestruar dy automjete. Nga veprimet hetimore rezulton se më datë 14.06.2026, rreth orës 18:00, ishte njoftuar zhvillimi i një tubimi në sheshin “Skënderbej” dhe më pas përpara godinës së Kryeministrisë, në Tiranë. Tubimi ishte parashikuar të zhvillohej nga ora 18:00 deri në orën 22:00. Gjatë zhvillimit të tij, sipas veprimeve hetimore të kryera, drejtues dhe organizatorë të tubimit kanë bërë thirrje për vazhdimin e lëvizjes së pjesëmarrësve nga zona përpara Kryeministrisë në drejtim të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e qytetarëve në këtë aks rrugor.” / abcnews.al / Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! G7 me sytë nga Trump, çfarë fshihet në marrëveshjen me Iranin? Trump kërcënon me tarifë 100 për qind ndaj verërave franceze për shkak të taksës digjitale Analiza/ Memorandumi i mirëkuptimit SHBA-Iran dhe detajet kritike