Pikat kryesore
- Zogaj tha se një nga kushtet e vëna është për të mos penguar drejtësinë, ndërsa Klosi solli shembullin e hetimit të zonjës Balluku për të treguar se nuk po pengohet.
- Spanja që përmendët ju, është drejtësia që heton kryeministrin, familjen e vet dhe nuk pengohet.
- Klosi: Po ku është testi i parë kritik, se e keni bërë testin nja 20 herë deri tani?
Analisti Preç Zogaj debatoi me sekretarin e Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për kushtet e vendosura nga BE pas Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë, mbajtur dy ditë më parë në Bruksel. Zogaj tha se një nga kushtet e vëna është për të mos penguar drejtësinë, ndërsa Klosi solli shembullin e hetimit të zonjës Balluku për të treguar se nuk po pengohet. Preç Zogaj: Korrupsion ka kudo. Klosi: Termi korrupsion e shoqëron demokracinë. Zogaj: Kush është diferenca? Spanja që përmendët ju, është drejtësia që heton kryeministrin, familjen e vet dhe nuk pengohet. Klosi: Po pra ky është standardi evropian. Zogaj: Testi i parë kritik ku u vu kryeministri. Klosi: Po ku është testi i parë kritik, se e keni bërë testin nja 20 herë deri tani? Dhe hetimi për zonjën Balluku po vazhdon. Zogaj: Ju keni tentuar, por nuk e arrini dot. Klosi: Nuk keni asnjë shenjë që hetimi pengohet. Zogaj: Po kush ju pyet ju? I keni konsumuar të gjitha përpjekjet për ta penguar. Klosi: Pse jemi ne sot të gatshëm për të hyrë në BE? Se nuk na pyet njeri, e the shumë mirë. Zogaj: E the shumë mirë, nuk ju pyet njeri. Jeni investuar… Klosi: Nuk pyet drejtësia për politikën. Ky është standardi i arritur. Zogaj: Jeni investuar për ta ndaluar, jeni investuar për të normalizuar pandehjen, me atë justifikimin e prezumimit të pafajësisë, por i pandehur mund të rrijë 5 vjet. Keni votuar. Klosi: Jo, nuk kemi votuar. Zogaj: Keni votuar, keni sfiduar SPAK-un, 2-3 herë. Klosi: Nuk kemi sfiduar SPAK-un. Zogaj: Edhe me retorikë, jo vetëm me votë. Klosi: Drejtësia hetoi 360 gradë për një akuzë që nuk rezultoi e vërtetë, zv/kryeministrja nuk ishte e akuzuar për korrupsion. Zogaj: Po flasim se si e thotë i zoti i punës, jo se si e themi ne. Kushtet për të mos penguar drejtësinë, janë të panegociueshme. Klosi: Edhe ne këtë duam, që të mos negociohet kjo pjesë, të mos na pyesin ne.