S’e kemi pritur: Kosova i nis kualifikimet e Botërorit me humbje të turpshme

S’e kemi pritur: Kosova i nis kualifikimet e Botërorit me humbje të turpshme Kombëtarja e Kosovës e ka pësuar një humbje të thellë në xhiron e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të vitit 2026.

“Dardanët” u mposhtën thellë nga Zvicra në Bazel, me shifrat prej 4-0.

Fillimisht, serinë e golave e hapi Manuel Akanji në minutën e 22-të, pas një goli të shënuar me kokë.

Më pastaj, pas tri minutave, golin e radhës për 2-0 e shënoi Breel Embolo.

Për 3-0, rrjetën e golit e gjeti Widmer, i cili shënoi në minutën e 40-të.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Breel Embolo doli përsëri në skenë për golin e katërt të ndeshjes.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa pjesa e dytë prodhoi më pak raste të mira shënimi.

Kosova tashmë është e fundit në grupin B, pas xhiros së parë.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan në shtëpi ndaj Suedisë, më 8 shtator.

/GazetaExpress/ S’e kemi pritur: Kosova i nis kualifikimet e Botërorit me humbje të turpshme Mbyllet pjesa e parë: Zvicra me “poker” ndaj Kosovës Zvicra me dy gola të shpejtë ndaj Kosovës Edhe një mbrojtës i Realit po shënjestrohet nga klubi i madh turk Lojtarët e Kosovës zbarkojnë në “St.

Lini një Përgjigje