Një raport i organizatës Global Echo ngre dyshime se mijëra tonë produkte bujqësore dhe ushqimore të prodhuara në kolonitë izraelite në Territoret Palestineze të Okupuara janë shitur në tregjet evropiane dhe britanike me etiketën “Made in Israel”, duke përfituar lehtësira që sipas rregullave të Bashkimit Evropian nuk duhet t’u njiheshin. Sipas hetimit, në raftet e supermarketeve kanë përfunduar produkte si portokalle, limonë, shegë, hurma arabe, bimë aromatike dhe tahini, të cilat janë eksportuar si produkte izraelite, pavarësisht se një pjesë e tyre janë prodhuar në kolonitë izraelite në territoret e pushtuara palestineze.
Agrume dhe hurma nga kolonitë izraelite drejt BE-së, si mijëra produkte po anashkalojnë…