Pikat kryesore
- Kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen lidhur me debatet për projektin e Zvërnecit, duke sjellë në vëmendje modelin e suksesshëm të Greqisë fqinje për të argumentuar rëndësinë e investimeve të huaja.
- Përmes një reagimi publik, kreu i qeverisë bëri një krahasim mes strategjisë ekonomike të vendit fqinj dhe reagimit të opinionit publik në Shqipëri.
- Sipas kryeministrit, nuk ekziston asnjë vend apo qeveri në botë që mund të refuzojë investime të këtyre përmasave, pasi ato janë shtatësia kryesore për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendase.
Kryeministri Edi Rama ka thyer sërish heshtjen lidhur me debatet për projektin e Zvërnecit, duke sjellë në vëmendje modelin e suksesshëm të Greqisë fqinje për të argumentuar rëndësinë e investimeve të huaja. Përmes një reagimi publik, kreu i qeverisë bëri një krahasim mes strategjisë ekonomike të vendit fqinj dhe reagimit të opinionit publik në Shqipëri. Ndërsa Greqia vijon të “shitet” me shumë sukses tek investitorët e huaj, duke marrë si shembull investimet madhore që po kryhen në ishullin e njohur të Mykonosit, Rama u shpreh me ironi se shqiptarëve “u janë futur xixat me njëri-tjetrin” duke u përfshirë në debate shterpë edhe për gjërat më elementare. Sipas kryeministrit, nuk ekziston asnjë vend apo qeveri në botë që mund të refuzojë investime të këtyre përmasave, pasi ato janë shtatësia kryesore për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë vendase. “Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mes veti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq, kur konkurrenca vazhdon vrapin për më shumë investime të huaja… Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në Shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?! Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?! Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv, që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar. Ja përmbajtja e artikullit: Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti. Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe. Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës. Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit. Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Sawiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027″, ka shkruar Rama. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Berisha: Pro protestës, pro Zvërnecit/ Kreu i PD thirrje demokratëve të dalin në shesh “Lufta hibride nis me dezinformim”/ Ekspertja: Duhet kujdes në marrëdhëniet me Iranin dhe vigjilencë ndaj kërcënimeve kibernetike Irani mbështet protestën dhe sulmon Ramën/ Nura: Informacionet e pakonfirmuara dhe algoritmet e fshehta, kanë ndikuar!