Sali Berisha ishte i detyruar me patjetër të mbronte Iranin”, Çupi: Të gjitha…

Sali Berisha ishte i detyruar me patjetër të mbronte Iranin”, Çupi: Të gjitha…

Pikat kryesore

  • TIRANË- Analisti i njohur Frrok Çupi, u shpreh se Irani po ushtron ndikim në protestat e fundit në Shqipëri dhe se institucionet shtetërore duhet të reagojnë për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
  • Sipas Çupit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte “i detyruar të mbronte dhe të përkrahte Iranin kundër Shqipërisë”.
  • Analisti pretendoi se Irani është i pranishëm përmes financimeve, ndikimeve ideologjike dhe rrjeteve të personave e agjencive ndërmjetëse që, sipas tij, po përpiqen të ndikojnë protestën.

TIRANË- Analisti i njohur Frrok Çupi, u shpreh se Irani po ushtron ndikim në protestat e fundit në Shqipëri dhe se institucionet shtetërore duhet të reagojnë për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Sipas Çupit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte “i detyruar të mbronte dhe të përkrahte Iranin kundër Shqipërisë”. Analisti pretendoi se Irani është i pranishëm përmes financimeve, ndikimeve ideologjike dhe rrjeteve të personave e agjencive ndërmjetëse që, sipas tij, po përpiqen të ndikojnë protestën. Ai ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si rrezik të depërtimit të influencës iraniane dhe të ekstremizmit fetar në Shqipëri, duke kërkuar reagim të menjëhershëm nga institucionet shtetërore. “Sot Sali Berisha ishte i detyruar me patjetër të mbronte Iranin dhe të përkrahte Iranin kundër Shqipërisë. Irani është prezent me pagesa, me pagesa me njerëz që shërbejnë, prezente me ndikime fetare, me ideologji fetare. Me njerëz konkrete dhe agjenci të ndërmjetme që infiltrojnë në këtë protestë. Nuk ka dilema që Irani është në përkrahje dhe sponsorizim, brenda kësaj proteste. Me mesazhe që vijnë për mbështetje të protestës. “E gjithë fizionomia, e gjitha arkitektura e kësaj proteste është iraniane. Irani e hapur: unë jam prapa këtyre protestave. Frika është në faktin që mos të majiset influenca iraniane në Tiranë, të mos majiset terrorizimi islamik iranian në rrugët e Tiranë. E keni parë që ata përdorin fëmijë në protestë, me qëllim, sipas udhëzimeve iraniane, që të mësohen me këtë gjë, që të hyjë lufta dhe he të hyjë islamizimi ekstremist. Të gjithë institucionet e shtetit duhet të veprojnë. Presidenti i Republikës duhet të mbledhë Këshillin e Sigurimit, Gjykata Kushtetuese duhet ta jo kushtetuese çdo lëvizje iraniane në Shqipëri për thyerje të stabilitetit”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Irani luftë hibride ndaj Shqipërisë”/ Rexhaj: Kërkon destabilizim. Synon të dobësojë autoritetin ndërkombëtar të vendit Irani i luftë Shqipërisë dhe Trump/ Nga sulmet kibernetike të 2022, te dezinformimi në rrjetet sociale kundër Zvërnecit Berisha: Pro protestës, pro Zvërnecit/ Kreu i PD thirrje demokratëve të dalin në shesh

Lini një Përgjigje