Irani i shpall luftë Shqipërisë dhe Trump/ Çupi: Presidenti Begaj të thërrasë Këshillin e…

Irani i shpall luftë Shqipërisë dhe Trump/ Çupi: Presidenti Begaj të thërrasë Këshillin e…

Pikat kryesore

  • TIRANË- “Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë pas ndërhyrjeve iraniane dhe propagandës së saj, në lidhje me protestat e fundit në Tiranë”.
  • Kështu u shpreh analisti Frrok Çupi, i ftuar në “News Hour”, në ABC News.
  • Ai theksoi se kjo luftë hibride është e rëndë dhe po bëhet kundër një shtetit anëtar të NATO, kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

TIRANË- “Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë pas ndërhyrjeve iraniane dhe propagandës së saj, në lidhje me protestat e fundit në Tiranë”. Kështu u shpreh analisti Frrok Çupi, i ftuar në “News Hour”, në ABC News. Ai theksoi se kjo luftë hibride është e rëndë dhe po bëhet kundër një shtetit anëtar të NATO, kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. “Luftë hibride, luftë e rëndë, është një portë përpara luftës konvencionale. Sot është ditë celebrale, sot është ditë e së luftës. Është një luftë kundër një shtetit të NATO, kundër Shqipërisë, kundër presidenti të SHBA dhe kryeministrit të Shqipërisë. Presidenti Begaj duhet të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë, jo nesër”, tha ai. Ai shtoi se nëse Sali Berisha del kundër qeverisë në këto momente, kjo do të thotë rrjedhimisht se qasja e kreut të Partisë Demokratike është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse Berisha është kundër qeverisë në këtë moment, është kundër SHBA. Nëse Berisha pro një lëvizjeje të tillë, e cila është lëvizje majtiste ekstreme, kjo do të thotë se Berisha është pro ekstremizmit majtist, i cili merret me kauza të tilla si zogj dhe bimë”, tha ai./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Irani luftë hibride ndaj Shqipërisë”/ Rexhaj: Kërkon destabilizim. Synon të dobësojë autoritetin ndërkombëtar të vendit “Greqia vazhdon të ‘shitet’ te të huajt”/ Rama: Na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mesveti Inflacioni në SHBA arrin në 4,2%, niveli më i lartë në tre vjet

Lini një Përgjigje