Pikat kryesore
- Stavro Pilo fitoi titullin këtë sezon në Superligën e Greqisë dhe AEK i Athinës vendosi të besonte edhe më tej tek ai.
- Mbrojtësi I kombëtares shqiptare rinovon kontratën me klubin nga Athina pas një sezoni shumë të mirë, duke bindur stafin teknik dhe drejtuesit e tjerë se do të jetë I vlefshëm edhe në të ardhmen.
- Në moshën 25-vjeçare, ai është padyshim një lojtar me eksperiencën e duhur dhe dalë nga dalë po arrin kulmin e karrierës së tij në futbollin profesionist.
Do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve. Stavro Pilo fitoi titullin këtë sezon në Superligën e Greqisë dhe AEK i Athinës vendosi të besonte edhe më tej tek ai. Mbrojtësi I kombëtares shqiptare rinovon kontratën me klubin nga Athina pas një sezoni shumë të mirë, duke bindur stafin teknik dhe drejtuesit e tjerë se do të jetë I vlefshëm edhe në të ardhmen. Në moshën 25-vjeçare, ai është padyshim një lojtar me eksperiencën e duhur dhe dalë nga dalë po arrin kulmin e karrierës së tij në futbollin profesionist. Në 2025-2026, Pilo luajti gjithsej 40 ndeshje për AEK-un, duke shërbyer në total 6 asiste, duke i ndarë nga dy në Superligën greke, dy në Ligën e Konferencës dhe dy në fazën kualifikuese të kësaj kupe europiane.