Pikat kryesore
- Kur ka mbetur shumë pak kohë nga fillimi I Kupës së Botës, Meksika përballet me probleme që mund të zbehin disi emocionet e këtij turneu.
- Mësuesit marshuan të martën nëpër rrugët e vendit, ndërsa autoritetet u përpoqën të pengonin demonstruesit të arrinin në stadiumin e Meksikos, ku mbahet edhe ndeshja e parë e Botërorit.
- Ishte njjë bllokadë policore i ndaloi demonstruesit të arrinin në stadiumin Azteca.
Kur ka mbetur shumë pak kohë nga fillimi I Kupës së Botës, Meksika përballet me probleme që mund të zbehin disi emocionet e këtij turneu. Mësuesit marshuan të martën nëpër rrugët e vendit, ndërsa autoritetet u përpoqën të pengonin demonstruesit të arrinin në stadiumin e Meksikos, ku mbahet edhe ndeshja e parë e Botërorit. Ishte njjë bllokadë policore i ndaloi demonstruesit të arrinin në stadiumin Azteca. Sindikata e mësuesve ka qenë në grevë që nga java e kaluar për të kërkuar një rritje të pagave dhe përmbysjen e një ligji për pensionet, të cilin qeveria e konsideron të parealizueshëm. Mësuesit kanë ngritur gjithashtu kamp pranë zonës së tifozëve të Kupës së Botës në sheshin Zocalo të kryeqytetit. Protestat shtuan presion mbi zyrtarët që përgatiten për fillimin e turneut, i cili do të hapë Kupën e Botës më të madhe të organizuar ndonjëherë nga FIFA dhe bashkë-organizatorët e saj Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Demonstratat vijnë ndërsa Meksika ka rritur masat e sigurisë për të parandaluar dhunën e lidhur me krimin e organizuar dhe për të garantuar sigurinë në tubimet e mëdha gjatë Kupës së Botës. Në qendër të Meksikos, janë instaluar barriera metalike rreth bizneseve dhe ndërtesave publike, ndërsa policia e trazirave është në gatishmëri për të menaxhuar protestat. Mësuesit kanë vazhduar demonstratat rreth sheshit kryesor të kryeqytetit, ku një festival i madh i tifozëve është planifikuar të fillojë pranë pallatit presidencial. Protesta të tjera nga sindikatat e punëtorëve dhe të afërmit e personave të zhdukur priten para fillimit të turneut./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Irani mbështet protestën dhe sulmon Ramën Zvërneci/ Rama për protestat: Faktet janë me mua. Temat mjedisore përdoren nga aktorët dashakeqë “Shqipëria nuk është Republikë bananesh!”, Rama: Projektin për Zvërnecin, do e bëjmë publik me krenari sapo të vijë