Serena kthehet si fituese/ Legjenda e tenisit luan për herë të parë pas gati 4 viteve

Serena kthehet si fituese/ Legjenda e tenisit luan për herë të parë pas gati 4 viteve

Pikat kryesore

  • E tillë Serena Uilliams, një mbretëreshë e vërtetë e tenisit, që bëri një rikthim në sportin që është dashuria e saj e jetës, dhe pikërisht në një turne që quhet “Kuins”, pra turneu i mbretëreshës.
  • Një publik i shkëlqyer dhe tepër entuziast e priti legjendën amerikane në Londër, ndërsa ajo u kthye në tenis pas një mungese prej 4 vitesh, Prova e parë ishte një sukses.
  • Serena fitoi ndeshjen e dysheve në krah të tenistes kanadeze, Viktoria Mboko.

Nuk ka nevojë të provojë asgjë. E tillë Serena Uilliams, një mbretëreshë e vërtetë e tenisit, që bëri një rikthim në sportin që është dashuria e saj e jetës, dhe pikërisht në një turne që quhet “Kuins”, pra turneu i mbretëreshës. Një publik i shkëlqyer dhe tepër entuziast e priti legjendën amerikane në Londër, ndërsa ajo u kthye në tenis pas një mungese prej 4 vitesh, Prova e parë ishte një sukses. Serena fitoi ndeshjen e dysheve në krah të tenistes kanadeze, Viktoria Mboko. Përballë tyre ishte dyshja e përbërë nga australiania Rutlajf dhe amerikania Meliçer-Martinez. Edhe pse në moshën 44-vjeçare, Uilliams ishte në formë duke u arritur fitorja në dy sete, 7-6 e 6-2. Interesant fakti se kjo ishte hera e parë që motra e vogël Uilliams luan në turneun “Kuins” që mbahet pikërisht përpara Uimbëlldonit. Në karrierën e saj të lavdishme, Serena ka fituar 23 tituj Grand Slem, përfshi 7 në Uimbëlldon, tre në “Rolan Garos”, 7 në Australian Open dhe 6 në US Open. Me gati 95 milionë USD të fituara në terren, ajo është tenistja më e pasur e të gjitha kohëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Zverev në “klubin e të mëdhenjve”/ Tenisti gjerman më në fund e fitoi një Grand Slam në karrierë Tenis, Kostiuk fiton derbin/ Vajza nga Ukraina mundi 2-1 me sete patrioten Svitolina Disa festojnë, mijëra “tërbohen”/ Tymi i tifozëve të Inter, ndërpret ndeshjen e rëndësishme të tenisit

Lini një Përgjigje