Vetëm shqiptarë në protestë, por Irani, Greqia… Nga Eduard Zaloshnja Nga ç’është

Vetëm shqiptarë në protestë, por Irani, Greqia… Nga Eduard Zaloshnja Nga ç’është

Pikat kryesore

  • Në protestë ka vetëm shqiptarë, përveç ndonjë turisti perëndimor që ka rastisur aty pari.
  • Nga sondazhi i fundit që bëra të dielën për ‘Zërin e Shqiptarëve’ rezultoi se 1% kishin marrë pjesë të paktën një herë në protestë (si protestues ose si sehirxhinj).
  • Meqë popullsia e rritur e vendit është 1.9 milionë, i bie që rreth 19 mijë banorë të rritur kanë marrë pjesë të paktën një herë në protestat e ndryshme që janë zhvilluar pas ngjarjes së Zvërnecit.

Nga Eduard Zaloshnja Nga ç’është parë deri më sot në dhjetra ekrane televizive, dhe nga komente që bëjnë pjesëmarrësit e protestave me shkas Zvërnecin, mund të thuhet pa frikë se protestuesit nuk janë iranianë, grekë, serbë apo rusë të maskuar si shqiptarë. Në protestë ka vetëm shqiptarë, përveç ndonjë turisti perëndimor që ka rastisur aty pari. Po sa shqiptarë kanë marrë pjesë në protestat që filluan para 11 ditësh në Zvërrnec, ku u tërhoq zvarrë një protestues, tërheqja e të cilit shërbeu si shkëndijë për përhapjen e tyre në Tiranë, Korçë, Durrës, Shkodër, etj? Nga sondazhi i fundit që bëra të dielën për ‘Zërin e Shqiptarëve’ rezultoi se 1% kishin marrë pjesë të paktën një herë në protestë (si protestues ose si sehirxhinj). Meqë popullsia e rritur e vendit është 1.9 milionë, i bie që rreth 19 mijë banorë të rritur kanë marrë pjesë të paktën një herë në protestat e ndryshme që janë zhvilluar pas ngjarjes së Zvërnecit. Po çfarë mendojnë ata që janë Pro investimit të parashikuar në Zvërnec? Nga sondazhi i sipërcituar rezultoi se 52.7% janë Pro investimit të parashikuar në Zvërnec. Meqë popullsia e rritur e vendit është 1.9 milionë, i bie që rreth 1 milionë banorë të rritur janë Pro investimit në Zvërnec. Dhe 42.5% e këtyre mendojnë se Irani i ka nxitur protestat në prapaskenë. Ndërsa 31.2% mendojnë se Greqia është në prapaskenë, 15.5% Soros, dhe 10.8% segmente brenda PS-së (shihni grafikun e mëposhtëm)

Lini një Përgjigje