Pagesa e faturave të ujit, UKT vendos pajisjet POS në të gjitha pikat e shërbimit

Pagesa e faturave të ujit, UKT vendos pajisjet POS në të gjitha pikat e shërbimit

Pikat kryesore

  • Qytetarët që paraqiten në pikat e shërbimit të klientit të Ujësjellës Kanalizime Tiranë tashmë mund të kryejnë pagesat edhe me kartë bankare.
  • Institucioni njofton se ka pajisur me sisteme POS të gjitha pikat e shërbimit ndaj klientit, duke lehtësuar procesin e pagesës së faturave dhe shërbimeve të tjera.
  • Sipas UKT-së, kjo nismë synon të reduktojë përdorimin e parave cash, të shkurtojë kohën e pritjes dhe të ofrojë më shumë komoditet për abonentët.

Qytetarët që paraqiten në pikat e shërbimit të klientit të Ujësjellës Kanalizime Tiranë tashmë mund të kryejnë pagesat edhe me kartë bankare. Institucioni njofton se ka pajisur me sisteme POS të gjitha pikat e shërbimit ndaj klientit, duke lehtësuar procesin e pagesës së faturave dhe shërbimeve të tjera. Sipas UKT-së, kjo nismë synon të reduktojë përdorimin e parave cash, të shkurtojë kohën e pritjes dhe të ofrojë më shumë komoditet për abonentët. Pagesat mund të kryhen me kartat bankare të pranuara nga sistemi, në çdo pikë shërbimi të kompanisë. Vendosja e pajisjeve POS është pjesë e përpjekjeve për dixhitalizimin e shërbimeve dhe modernizimin e marrëdhënies me klientët, duke ofruar alternativa më të shpejta dhe më të sigurta për kryerjen e pagesave.

Lini një Përgjigje