A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Pikat kryesore

  • Bill Gates do të merret në pyetje nga hetuesit në Kongresin Amerikan rreth lidhjeve me Jeffrey Epstein, financierin e dënuar për krime seksuale dhe trafikim qeniesh njerëzor, i cili vdiq në burg.
  • Themeluesi i Microsoft-it do të dëshmojë me dyer të mbyllura gjatë të mërkurës.
  • Ligjvënësit nga të dyja partitë do të drejtojnë pyetje për Bill Gates për shtrirjen e marrëdhënies së tij Epstein.

Bill Gates do të merret në pyetje nga hetuesit në Kongresin Amerikan rreth lidhjeve me Jeffrey Epstein, financierin e dënuar për krime seksuale dhe trafikim qeniesh njerëzor, i cili vdiq në burg. Themeluesi i Microsoft-it do të dëshmojë me dyer të mbyllura gjatë të mërkurës. Ligjvënësit nga të dyja partitë do të drejtojnë pyetje për Bill Gates për shtrirjen e marrëdhënies së tij Epstein. Marrja në pyetje vullnetare vjen pas publikimit nga Departamenti i Drejtësisë të dokumenteve që zbuluan lidhjet dhe koordinimet mes filantropit dhe ish financierit të ndjerë. Bill Gates mohon me forcë çdo shkelje të mundshme dhe i ka quajtur dyshimet e ngritura si të rreme. Kongresi nuk ka kufizime lidhur me pyetjet që mund t’i bëjë filantropit.

Lini një Përgjigje