Shukri Buja: Rinia jonë meriton më shumë, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka përcjell stërvitjet e KF Gadimja, i cili i është një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë.
Buja ka thënë se ky ekip dëshmon energji, disiplinë dhe pason për sportin.
Ai ka thënë se në mandatin e tij, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë.
‘‘Pata kënaqësinë të përcjell stërvitjet e KF Gadimja, një klub i ri futbolli që garon në Ligën e Tretë, por që tashmë po dëshmon energji, disiplinë dhe pasion për sportin.
Në mandatin tim të ardhshëm, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë sepse rinia jonë meriton më shumë, ndërsa sporti është investim për shëndetin, disiplinën dhe suksesin e së ardhmes’’, ka shkruar ai.
Shukri Buja: Rinia jonë meriton më shumë, sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të jenë prioritet i veçantë Ferizaj: Arrestohen tre persona për vjedhje në dy markete Kusari: Mosraportimi i takimit të Avokatit të Popullit me redaktorët e larguar nga ekrani, dëshmi e censurës në RTK BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro Kamberi dorëzon kërkesë për pajisjen e Preshevës me targa të veta të regjistrimit