Pikat kryesore
- Rexhaj, në “Debat Plus” u shpreh se sipas tij zgjedhjet janë në sfond përkundër përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion bashkëqeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës ose NISMA-n Socialdemokrate.
- Meqenëse s’ka dakordanc mes subjekteve që fola atëherë besoj se zgjedhjet janë të dukshme ne sfond”, u shpreh Rexhaj.
- Rexhaj, mes tjerash, u shpreh se presin vendimin final nga Osmani, por megjithatë ai konfirmoi se për të gjitha këto zhvillime e edhe për mandatarin do të mblidhet Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, u shpreh se brenda partisë kanë nisur diskutimet lidhur me mandatarin pas takimit që patën krerët e partive politike këtë të premte me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, pas dështimit për të formuar qeverinë më 26 tetor. Rexhaj, në “Debat Plus” u shpreh se sipas tij zgjedhjet janë në sfond përkundër përpjekjeve të Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion bashkëqeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës ose NISMA-n Socialdemokrate. “Ne realisht këtë gjë po e diskutojmë, sigurisht se si po shihet zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare po shihen në sfond dhe besoj se në këtë stad qëndrimi i VV-së me të gjitha përpjekjet që jemi bërë rreth mundësisë së koalicioneve dhe takimeve që kemi thirre, letrës me LDK-së dhe thirrjes ndaj NISMA-s tashmë po shihe se mbetet në dorën e Presidentes se çfarë realisht se çfarë do të veproj. Meqenëse s’ka dakordanc mes subjekteve që fola atëherë besoj se zgjedhjet janë të dukshme ne sfond”, u shpreh Rexhaj. Rexhaj, mes tjerash, u shpreh se presin vendimin final nga Osmani, por megjithatë ai konfirmoi se për të gjitha këto zhvillime e edhe për mandatarin do të mblidhet Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje. “E presim vendimin final të presidentes. Siç duket nga numrat që janë në kuvend dhe përblërjen që tashmë është në kuvend është gati e pamundur që të formohet një qeveri dhe këtë e kemi provuar, sigurisht kur kemi një veprim institucional të presidentes nëse ajo ja jep të drejtën që VV-ja të përcaktojë mandatarin nëse atëherë s’ka ndonjë ndryshim të ndonjë subjekti politik për koalicion me VV-në atëherë siç e thash edhe më herët zgjedhjet janë në sfond”, u shpreh Rexhaj. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 22:03 Dërguti: LDK nuk ka arsye të bëjë koalicion me LVV-në, përvoja në vitin 2020 nuk ishte e mirë 10/31/2025 22:01 Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatos Nanos: Figurë qendrore e historisë politike shqiptare 10/31/2025 21:52 Rexhaj: Në VV po diskutojmë për mandatarin, por zgjedhjet po duken në sfond