Pikat kryesore
- Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se shkuarja në takimin e sotëm të thirrur nga Presidnetja është ‘obligim kushtetues’.
- ‘‘Shkuarja e sotme është obligim kushtetues, që me kanë transkript që me kanë e shënuar, mos me pas mundësi me u keqpërdor, me deklarua qëndrimin partitë opozitare.
- Në transkript edhe ajo e kryn një detyrë kushtetuese edhe ne.
Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj ka thënë se shkuarja në takimin e sotëm të thirrur nga Presidnetja është ‘obligim kushtetues’. ‘‘Shkuarja e sotme është obligim kushtetues, që me kanë transkript që me kanë e shënuar, mos me pas mundësi me u keqpërdor, me deklarua qëndrimin partitë opozitare. Në transkript edhe ajo e kryn një detyrë kushtetuese edhe ne. Prezenca e sotme aty ka qenë detyrim kushtetues, për mos me lanë kurrfarë hapësirë të devijimit ose të keqpërdorjes së situatave’’, ka thënë ai. Ai ka thënë edhe se gjatë takimit, i është drejtuar presidentes Vjosa Osmanit, duke i thënë se ‘’kurrë ma lehtë s’e ke pas këtë punë’’, pasi që partitë e mëdha kanë kërkuar të shkojnë në zgjedhje. ‘’Mas deklarimit të dy partitë të mdhaja, tri në fakt, që nuk kanë shumicë dhe kërkojnë me shku drejtë zgjedhjeve nuk kanë mandatar nuk kanë ofru mandatar, unë kam thanë presidente kurrë ma lehtë se ke pas këtë punë, nuk ke nevojë me prit këtë çështje, tanimë e keni të deklaruar publikisht që nuk ka mundësi me pas mandatar të dytë dhe nuk ka përpjekje me pas mandatar të dytë. Me dashtë këta njerëz këtu munde me ndërtu një qeveri kalimtare sot. Por po shihet që s’ka vullnet politik. Pastaj na është kërkuar nga kryetari i VV që për dy ditë një konsultim. Mandat presidentja nuk mundet me dhanë nëse s’ka demonstrim të shumicës. Presidentja e ka të qartë, shumë të qartë që shumicë për të ndërtuar qeverinë nuk ka në këtë përbërje të parlamentit’’, ka deklaruar ai. Tutje, i pyetur nëse ka mundësi për një skenar tjetër të krijimit të qeverisë, përmes mandatimit të Glauk Konjufcës, dorëheqjes së Dimal Bashës, dhe zgjedhjes së Limajt kryekuvendar, i pari i NISMA-s, e mohoi këtë duke thënë se këtë e ka dëgjuar për herë të parë sonte nga gazetari Berat Buzhala. ‘’Jo këtë e dëgjova prej Beratit sonte këtu. Mendoj që kjo çështje është e mbyllur vendi po shkon në zgjedhje. Fatkeqësisht ka pasur 8 muaj kohë për të ndërtuar. ME ligj dhe Kushtetutë me 5 më së largu, presidentja duhet me nxjerrë dekretin për shpërndarjen e parlamentit, dhe prej momentit kur nënshkruhet dekreti, presidentja i ka edhe 10 ditë kohë me i zgjedhjet. Dhe unl shpresoj që presidentja nuk do ti shfytëzojë këto 10 ditë’’, ka thënë ai në Pressing. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 23:14 Përarim Rama: Beka tha që më mbështet bashkë me AAK, nuk kemi marrëveshje, është përkrahje 10/31/2025 22:50 Izmaku: Tri votat tona nuk do të krijonin shumicën, por u përpoqëm të dilnim nga ngërçi 10/31/2025 22:48 Planifikonin sulm terrorist gjatë fundjavës së Halloween-it, disa të arrestuar në Michigan