Pikat kryesore
- Futja e Kosovës dhe Serbisë në NATO është një tjetër propozim i profesorit në John Hopkins dhe ekspertit për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph.
- “Putin është pengesa kryesore për një armëpushim edhe kjo qasje e rezolutës 12 44 mund të jetë e pasuksesshme dhe Putin të thotë nuk dua armëpushim.
- Unë mendoj që SHBA duhet të ushtrojnë presion ndaj Putin duke i dhënë më shumë armatime Ukrainës.
Futja e Kosovës dhe Serbisë në NATO është një tjetër propozim i profesorit në John Hopkins dhe ekspertit për Ballkanin Perëndimor, Edward Joseph. Ai deklaroi se kjo do ta largojë Serbinë nga ndikimi rus. “Putin është pengesa kryesore për një armëpushim edhe kjo qasje e rezolutës 12 44 mund të jetë e pasuksesshme dhe Putin të thotë nuk dua armëpushim. Unë mendoj që SHBA duhet të ushtrojnë presion ndaj Putin duke i dhënë më shumë armatime Ukrainës. Ne shpresojmë që ai do ndryshojë pozicionin e tij dhe të ushtrojmë presion ndaj Putin, duke e bërë Kosovën e Serbinë së bashku pjesë të NATO-s. kjo do të largojë Serbinë nga influenca dhe shtetit më mik me Rusinë në Ballkan”. Sipas tij anëtarësimi i Serbisë në NATO do t’i japë fund edhe tensioneve me Kosovën. “Duke e vendosur Serbinë në kampin perëndimor do t’i japim fund kësaj të ashtuquajture balance që Vuçiç i referohet neutraliteti që ka Serbia ndërmjet Rusisë e Kinës nga njëra anë dhe SHBA e BE nga ana tjetër. Duke e bërë Serbinë pjesë të NATO-s, kjo merr fund. Nuk mund të përqafosh rrugëtimin në NATO dhe të kesh këtë partneritet strategjik me Rusinë e Kinë. Kjo do të marrë fund dhe do t’i japë fund tensioneve me Kosovën se anëtarësimi në NATO që ka bombarduar Serbinë në ‘99 është diçka domethënëse. Do të thotë që Beogradi pranon rezultate në fund të vitet ‘90 dhe të gjitha këto narrativa marrin fund”. Një nga ato do të jetë edhe nënshkrimi nga ana e kryeministrit të Kosovës të asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Unë e kam diskutuar këtë në propozimin tim sesi Trump do ta arrijë këtë në Shtëpinë e Bardhë. Serbia është vendi i parë për Trump sa i takon popullaritetit të tij. Serbia ka marrëdhënie të mira me NATO-n dhe ambasadori serb në SHBA në mënyrë të hapur ka propozuar që Serbia t’i bashkohet NATO-s. Zgjedhja e sotme është një investim i qëndrueshëm, që do të mbetet pasuri e vlefshme për familjen BKT Kosova, në bashkëpunim me Dhomën e Ekonomike të Grave të Kosovës – G7, organizuan forumin “Ndërtimi 10/31/2025 23:35 “Trump të fusë Kosovën e Serbinë në NATO”, eksperti për Ballkanin: Vuçiç nuk do ta refuzonte, do fitonte Asociacionin 10/31/2025 23:14 Përarim Rama: Beka tha që më mbështet bashkë me AAK, nuk kemi marrëveshje, është përkrahje 10/31/2025 22:50 Izmaku: Tri votat tona nuk do të krijonin shumicën, por u përpoqëm të dilnim nga ngërçi